Mustafa flet se a do t’ia lë postin e kryeministrit VV-së

36 Lexime
 
2019-08-17
 

Kryetari i kësaj partie Isa Mustafa, në një intervistë për EkonomiaOnline, thotë se janë të vendosur që të shpërndajnë Kuvendin dhe të shkojnë në zgjedhje të reja, në mënyrë që të formohet një qeveri legjitime dhe e cila merret me temat të cilat, sipas tij, kanë stagnuar gjatë Qeverisë Haradinaj.

 

I pyetur për koalicionet e mundshme parazgjedhore, i pari i LDK-së thotë se vullneti i anëtarësisë së kësaj partie është i vullnetit të shkojë vet në zgjedhje.Thotë se partitë e mëdha do të ishte mirë të garojnë të vetme, pasi që është e vetmja mënyrë për të vërtetuar fuqinë reale.Por situata do të ndryshojë nëse partitë tjera vendosin të shkojnë në koalicione parazgjedhore.

Mustafa ka komentuar edhe takimin me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin dhe mundësinë për një koalicion parazgjedhor me këtë parti.Thotë se nuk ka biseduar për një temë të tillë, pasi që janë marrë vesh që për të përafruar qëndrimet duhet të krijojnë grupe teknike.

I pyetur nëse LDK-ja do të pranonte Albin Kurtin për kryeministër, Mustafa thotë se ende nuk kanë diskutuar për një mundësi të tillë, teksa shprehet se LDK-ja është e vendosur të udhëheqë me qeverinë e ardhshme.

‘Nuk kemi biseduar për kryeministrin. Mirëpo vullneti edhe qëndrimi i LDK-së është që LDK-ja të hyn në zgjedhje për ta pasur kryeministrin e vet, sepse ne vlerësojmë që jemi parti më e madhe jo vetëm më e madhe që del në bazë të opinionit publik por edhe mbi bazën e deputetëve që kemi tash në Kuvendin e Republikës së Kosovës mbi bazën e komunave në të cilat qeverisim, natyrisht që kjo nuk është një trashëgimi që është trashëgimi i përhershme por se ne besojmë që kemi njerëz shumë të mirë të aftë të përgatitur që ta qeverisin vendin sepse edhe në qeverisjen e kaluar kemi treguar se jemi të zot që të qeverisim vendin në pikat në të cilat të tjerët nuk kanë qeverisur si duhet”, thotë ai.