MUNGESA E MADHE E KULTURËS SË BANIMIT

Date:

13.11.2019

Shkelzen Halimi

Përderisa shqiptarët mbajnë debate të ndryshme për kulturën, si tërësi e arritjeve të një populli në fushën e prodhimit dhe në zhvillimin shoqëror e mendor, megjithatë në këtë drejtim ngecjet janë evidente. Në fakt, shqiptarëve u mungon edhe ajo që është pjesë e pandashme e përditshmërisë, u mungon, ndër të tjera, edhe kultura e banimit, sidomos në objektet e quajtura ndërtesa, ku banimi merr dimensionin e bashkësisë, i cili dimension kërkon, mbi të gjitha, sjellje qytetëruese. Edhe sot e kësaj dite në ndërtesat me shumicë shqiptare, nga katet e larta, pa fije turpi, hidhen qeset e mbushura me plehra. Ose, së fundi, është bërë “trend” që plehrat të lihen në ashensor dhe shtypet butoni që çon në katin e poshtëm, kurse autori i këtij krimi mbetet anonim. Të mos flasim për korridoret e shndërruara në depo me materiale të ndryshme, përfshi edhe bidonët me turshi dhe shumë anomali tjera, të cilat dëshmojnë për mungesën e madhe të kulturës së banimit, që krijon një pasqyrë tejet të shëmtuar. Kjo tregon se gjendja shpirtërore, morale dhe religjioze e shqiptarëve akoma nuk është liruar nga ndryshku i prapambetjes. Mungesa e kulturës së banimit është e lidhur ngushtë me mungesën e edukatës familjare, përkatësisht mungesën e cilësive shpirtërore, mendore, fizike, morale, estetike, mungesën e shprehive për të manifestuar sjellje qytetëruese. Kur kjo na mungon, atëherë çdo debat tjetër për kulturën është thjeshtë debat i kotë…

(Autor i karikaturës: Agim Sulaj)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...