Motrat shqiptare nga Maqedonia përgatisin me qindra sanduiçe për gojët e uritura zvicerane
22:43:58 2016-10-23
Natë për natë, motrat shqiptare nga Maqedonia, Silvije Emini dhe Nevrije Zurapi përgatisin disa qindra sanduiçe për gojët e uritura.
Me gishtat e tyre të shkathët, ato tërheqin kastravecët nga kavanozi. Është natë e errët në Schlatt afër Diessenhofen. Hëna shëndritë me tërë shkëlqimin e saj. Në rrugën Buckewisweg 10, në katin e parë është e ndezur një dritë, ndërsa heshtjen e prishin zhurma e furrave të bukës. Silvije Emini dhe Nevrije Zurapi e ndajnë me thikë bukën përgjysmë dhe i fusin djathë, mish dhe kastravec, e më pas e mbështjellin. Për çdo ditë, nga mesnate e deri në ora pesë e mëngjesit, ato punojnë pa u ndalur në furrën „Volg“. Deri në mëngjes, sot do të duhet t`i përfundojnë 390 copë, të paketuara, me etiketë, me datë dhe më pas i vendosin në shportë. Rreth orës 04.30 vijnë dy vozitësit dhe i dërgojnë nëpër pikët e karburanteve në mes të Diessenhofen, Schaffhausen dhe Winterthur në Zvicër.
Në pyetjen e gazetarit të „Thurgauer Zeitung“nëse ato janë njohur më herët, Silvija i është përgjigjur se ato janë motra dhe se vetëm motrat mund ta bëjnë një punë të tillë, përcjellë „Shtegu.com“. Me familjet e veta, ato jetojnë në Diessenhofen. Burrat kujdesen për fëmijët, ndërsa dalin nga shtëpia, porsa gratë ta përfundojnë punën.
Motrat shqiptare punojnë gjatë natës, në mënyrë që të furnizojnë gjatë ditës të tjerët dhe për të mos ua humbur kohën. Famijet e veta janë nga Maqedonia, janë myslimane, por nuk u pengon të përgatisin mish derri. „Unë vetëm i preki produktet nga mishi i derrit, por nuk i ha“, përfundon Silvije Emini.
Përndryshe, Nevrije Zurapi, në vitin 2013 kishte bërë bujë të madhe në mediet zvicerane, pasi kishte fituar një veturë të re të llojit „Seat“, gjatë një loje shpërblyese të „Migrosit“.