Mos t’damkosim kombin – Akad.M.Sc Miftar Tërshnjaku

Date:

Është e turpshme. Është e dhimbshme. Është tradhti.
Ta damkosësh kombin me firmë tjetër është më shumë se gabim: është krim moral, është poshtërim historik.
Ta përfaqësosh kombin me emër të ndryshuar, vetëm pse të vjen rëndë të thuash kush je, është të pështysh mbi gjakun që të solli deri këtu.
Kombin nuk e ndryshon dot si palë këpucë.
Ai është kockë, është rrënjë, është emër që s’e shlyen dot as shekulli.
Por sot, me firmë kosovari, që po guxojnë ta zëvendësojnë, po e fshehin nën një petk t’shqiptarit që nuk ju përket. Po e zhveshin nga krenaria kombin shqiptar dhe po e shesin si produkt lokal, me emër të ri: kosovar.
TURP?!
Mos e përdhosni kombin për interesa personale.
Mos ia mohoni historinë dhe gjuhën, identitetin, të kaluarën – vetëm për të ndërtuar një realitet fallco.
Të jesh shqiptar nuk është kompleks inferioriteti. Është forcë krenarie. Është borxh ndaj brezave që u flijuan për ta ruajtur emrin shqiptar, jo për ta fshirë e për ta damkosur.
Dhe sot, në vend që ta lartësojmë, po përpiqemi ta mbulojmë me “emra alternativë” – si kosovar?
Jo. Boll më.
Nëse nuk ke guxim ta mbrosh, largohu nga kjo ide e frustruarë. Por mos e damkos.
Nëse s’ke zë për ta përfaqësuar, hesht. Por mos e ndrysho.
Nëse s’ndihesh shqiptar – ky është halli yt. Por mos e bëj hall të kombit, është nostalgjia e jote.
Sepse kombi nuk është çfarë ti vendos të jetë.
Kombi është çfarë është – edhe pa ty.
Dhe ata që tradhtojnë emrin, që e shesin shpirtin kombëtar për interesa të pista, janë grushti i tradhtarëve që përpiqen të copëtojnë unitetin dhe krenarinë tonë. Ata janë plagë në trupin e kombit, që duan ta shkatërrojnë nga brenda, me mashtrime dhe falsitete. Por historia do t’i dënojë ashpër, sepse kombi është i fortë, dhe kurrë nuk do të përkasë atyre që e tradhtojnë me vetëdije. Ata janë thjesht hijet që do të zhduken në dritën e së vërtetës dhe të krenarisë së madhe shqiptare.
Rrnoftë kombi shqiptar i lashtësisë.
Akad.M.Sc Miftar Tërshnjaku
13.07.2025
Vjenë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...