Mos bëni shumë „Like“ se ngarkohet rrjeti !

41 Lexime

07:16:54             2016-02-12

 

 

 

Video material me orë të tëra, miliona „Like“, dhjetëra mijëra Apps: Një grafikë tregon se sa ne shikojmë për një minutë, shkarkojmë, shpërndajmë dhe ndërveprojmë

 

 

 

Sa foto sot ke postuar në rrjet? Sa postime i ke bërë „Like“ dhe sa Tweets ke dërguar? Me secilin prej këtyre veprimeve, ti e ke zgjeruar rrjetin për disa Bits dhe Bytes. Dhe tani mund ta paramendosh se sa i madh është fluksi i të dhënave nga 3,2 miliardë shfrytëzues të internetit.
E pakrahasueshme? Pak si tepër! Interneti është aq i madh sa që është e pamundur të matet qarkullimi i të dhënave të përgjithshme, shkruan „ch.tilllate.com“, njofton „Shtegu.com“. Se çfarë ndodhë në një minutë në faqet dhe Apsset më të popullarizuar, është një pasqyrë mbresëlënëse.
Në këtë mënyrë, digjitali amerikan Startup Domo, për herë të tretë ka paraqitur një infografikë të veten për „Data Never Sleeps“. Me të, sipërmarrja tregon se çfarë ndodhë brenda një minute në rrjet: Sa orë të tëra shkarkohen viedo materiale në Youtube, sa fotografi postohen në rrjet dhe sa „Like“ bëhen nga shfrytëzuesit e Facebookut dhe Instagramit.