U hap Festivali i këngëve dhe valleve të stilizuara “Këngë Jeho” në Strugë

Date:

Strugë, 6 korrik 2019 (MIA) – Zhvillimi i një kombi matet përmes ngjarjeve kulturore dhe mu ky festival, i cili me vite i bartë vlerat tradicionale dhe kulturore shqiptare, është një nga më të rëndësishmit për qytetin e Strugës, tha ministri i Kulturës, Hysni Ismaili dje në hapjen e edicionit të 28-të të Festivalit ndërkombëtar të këngëve dhe valleve të stilizuara shqiptare “këngë Jeho”.

“Ky është viti i 28-të me radhë se si Struga është nikoqire e festivalit të artit folklorik shqiptar ‘Këngë Jeho’. Është fakt se ky festival tani matet me parametrat e shekullit sepse deri më tani është realizuar mbi një çerek shekulli. Kjo do të thotë pjekuri dhe vlerësim më ndryshe i asaj që është bërë. Festivali tashmë e kaloi testin e kohës dhe çdo edicion i ri tashmë nuk është rezultat vetëm i entuziazmit dhe vullnetit të mirë por edhe i përvojës shumëvjeçare dhe tërë atyre vlerave të përfituara nëpër vite”, theksoi Ismaili.

Ai shtoi se çdoherë kur flitet për Festivalin “Këngë Jeho”, duhet të ceket se një ngjarje e këtillë kulturore është me rëndësi të posaçme për ruajtjen e traditës dhe kultivimin e folklorit të pasur të popullit shqiptar si pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.

Ismaili të pranishmëve u dëshiroi çaste të këndshme gjatë ndjekjes së paraqitjeve të shoqërive folklorike nga Shqipëria, Kosova, Presheva dhe nga vendi në tre mbrëmjet e festivalit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...