Migros-i gjigant u kërkon falje ballkanasve
Edicioni i 15 qershorit i „Migros Magazine“ ka të bëjë me persona nga Ballkani. Gazeta e saj falas u kritikua për pikëpamjet e saj. Tani kompania kërkon falje
„From Balkan with Love“ është titulli i „Migros Magazine“ i datës 15 qershor. Gazeta e përjavshme falas ka dashur të diskutojë se „si e formon Ballkani jetën e përditshme të zviceranëve“. Me sa duket, kjo i ka dështuar revistës.
Në një postim në Facebook, regjisorja me prejardhje nga këto troje Ivana Kvesiç është ankuar për përmbajtjen: Titulli ‚Kjo është ajo që ata na e sollën‘ është jashtëzakonisht poshtëruese dhe fakti që revista merret me pesë tema, siç janë vozitësit e mirë të taksive, futbollistët e shkëlqyeshëm, etj. bartësit e tutave elegante, flamujt kolorit të mrekullueshëm, nëpër kopshtet e huazuar dhe vozitësit që japin vetura me qira».
Kvesiç e kritikon revistën se janë tërhequr vetëm fotografitë stereotipe të njerëzve nga Ballkani – por jo ato që kontribojnë në shoqërinë zvicerane. Sidomos në debatin e sotëm për racizmin dhe diskriminimin në Zvicër, ajo pret që një revistë me një arritje të tillë „gjithashtu do të bëjë punën e saj“, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.
Postimi u nda mbi 100 herë. Mbi 250 persona kanë reaguan për këtë – tani edhe Migros-i. „Ju keni absolutisht të drejtë për gjithçka që thoni. Ky botim special nuk ishte aq i suksesshëm sa kemi dashur të jetë», e pranon kompania.
Çështja është menduar mirë, por është implementuar dobët. Njohuritë erdhën vetëm pasi revista tashmë ishte nëpër kutitë postare. Migros-i tani dëshiron të fillojë një dialog me Kvesiçin përmes mediave sociale.
Sidoqoftë, Kvesiç nuk e pranon këtë ndjesë. Redaktorët e kishin përgatitur, shkruar dhe publikuar përmbajtjen. „Kjo do të thotë se ky ka qenë një veprim i vetëdijshëm!“.
Kvesiç tani kërkon një deklaratë zyrtare, e jo vetëm një koment në Facebook. Por asnjë nga këto nuk mund të lexohet në numrin aktual.