Migros-i dëshiron t`i shmangë paketimet që shkaktojnë mbeturina

Date:

Koncepti i „mbeturinave zero“ është i njohur kryesisht nga bio dyqanet e vogla dhe të lagjeve siç është „Foifi“ në Cyrih. Konsumatorët sjellin enët e tyre dhe i plotësojnë me ushqimin e tyre siç janë orizi, makaronat ose frutat e thata. Shmangia e plastikës dhe paketimit në përgjithësi thuhet se ndihmon në zvogëlimin e mbeturinave.

Siç është raportuar edhe më herët, Migros-i e kopjoi këtë koncept disa kohë më parë. Gjiganti tregtar zviceran e testoi shitjen e hapur të orizit, bishtajoreve dhe sendeve të tjera ushqimore në pesë degë në Gjenevë. Një raft me 23 kuti mbushëse është në dispozicion të klientëve.

Pilot projekti duket premtues dhe sipas Tagesanzeiger, tani ai do të zgjerohet edhe në filialet tjerë dhe për produkte të tjerë të Migros, informon Shtegu.com. „Filiale të tjera në pjesën tjetër të Zvicrës janë shumë të interesuara për projektin tonë“, tha Lionel Brasier, i cili është përgjegjës për asortimentin e mallrave nga Migros-i në Gjenevë.

“Greenpeace” nga Zvicra e përshëndet këtë veprim. Migros-i duhet të ofrojë ofertën sa më shpejt të jetë e mundur në të gjitha dyqanet dhe ta zgjerojë atë në produkte të tjera, thotë Philipp Rohr nga organizata për mbrojtjen e mjedisit. Ai i referohet një sondazhi të realizuar nga Greenpeace, sipas të cilit shumica e zviceranëve duan të blejnë mallra me paketime të ripërdorshme.

Për shkak të standardit të lartë të jetesës, për çdo vit në Zvicër prodhohen rreth 80 deri 90 milionë tonelata mbeturina. Me 716 kg mbeturina për person, zviceranët kanë njërën nga sasitë më të larta të mbeturinave komunale në botë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...