Miftar Tërshnjaku – Për aktivitetet e Setki Ibraimit

Date:

SETKI IBRAIMI

DHE PUNA E TIJ KOLOSALE PËR ÇËSHTJEN KOMBËTARE NË DIASPORË

 

Çdo ditë është dita e duhur për vlerësim, por edhe sot nuk është vonë për t’ia shprehur Setki Ibraimit-Ambasador për Integrime në Austri dhe Asamblist në Stockerau, me prejardhje nga Tetova e Ilirides mirënjohjen për punën e mundimshme por shumë të suksesshme që ai ka bërë dhe po vazhdon ta bën në Stockerau të Austrisë, duke ndjekur rrugën e traditave Kombëtare Shqiptare.

 

Edhe Setki Ibraimi ka nevojë si çdo mërgimtar tjetër, të vlerësohet, të respektohet, të përkrahet e të shkruhet për punën e tij kolosale.

Do doja t’iu tregoja se sa i vlerësojë të gjitha përpjekjet e këtij kolosi që me gatishmërinë e tij çdo premtim e bëri vepër në realizim. Ky  ka bërë një ndryshim të madh në jetën e çdo mërgimtari përgjatë dekadës së fundit, duke mos kursyer kohën as mundin që premtimet t’i bëj realitet.

Gjithmonë e në çdo moment e kohë, modestia e Setki Ibraimit,  Asambleistit të diasporës në Stockerei ka bërë të ndihet çdo mërgimtar i privilegjuar, në afërsi vëllazërorë-si në shtëpi të vetë.

Setki Ibraimi jo vetëm për diasporën ishte mbështetës, ai ishte me iniciativën e vetë organizator dhe promotor i bashkëpunimit bilateral, ishte promotor apo urë lidhëse mes Universitetit të Stockeraut dhe Universitetit të Tetovës.

Ky hapë i këtij kolosi kishte për qëllim që në të ardhmen t’ua mundësoje brezave e të rinj ta gjenin veten  në mesin e studentëve evropian gjatë studimeve Universitare e post Universitare.

Lëvdatat dhe uratat nga shoqëria e gjerë ishin të kahershme. Ai jo vetëm për vete që bëri, por bëri edhe për shoqërinë që të tregojnë imazhin dhe veprimtarinë e tyre në diasporë. U mundësoi shumë shokëve shqiptar që të ngritën në integrime Evropiane. Punë që ishte dhe është për lëvdata nga shoqëria e këtushme dhe kudo në Evropë.

Ai duke parë e njohur brengat e çështjes kombëtare, dhe ngritjen e nivelit intelektual të të rinjve, Setki Ibraimi si lider i pa shoq me vendosmëri të plot bashkë me z. Miftar Tërshnjakun e prof. Gjergj Rrustaj, dhe me një grup artdashës, bëri hapin e parë për themelimin e Shoqatës së parë Shqiptare të Shkrimtarëve këtu në Austri. Ky vullnet buroi nga zemra e tij si llava nga nëntoka që t‘i ngroh shumë zemra shqiptare këtu në mërgim.

Qëllimi i tij ishte dhe është që kjo Shoqatë e Shkrimtarëve të jetë pik takim i shkëndijave të para në mërgim të të rinjve shqiptar. Shoqatë ku të rinjtë letrar, poet, shkrimtarë e artist nga e gjithë diaspora do shkëmbejnë mendimet e ndryshme në fushën e letërsisë, kulturës dhe artit. Dhe, ky hap është një arritje e madhe për mërgatën shqiptare.

Me respektin më të thellë kryesia e Shoqatës së Shkrimtarëve në shenjë mirënjohje falënderojnë nga zemra pishtarin e mërgatës sonë z. Setki Ibraimin, duke i dëshiruar çdo të mirë, shëndet, dhe suksese në veprimtarit e punën e tij të palodhshme.

 

Miftar Tërshnjaku-M.Sc, Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Fan S. Noli” Austri

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...