Micotakis i ka bërë me dije Zaevit: Asnjëherë nuk do ta firmosja Marrëveshjen e Prespës

Date:

Në takimin e kryeministrit Zoran Zaev me kolegun e tij grek Kirjakos Micotakis që u mbajt në Nju Jork gjatë kohës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është shprehur mbështetje nga ana e kryeministrit grek për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian dhe është theksuar se implementimi konzistent dhe me kohë i Marrëveshjes së Prespës është kyçe për mbarëvajtjen e raporteve dhe sigurimit të perspektivës evropiane për Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur Pres shërbimi qeveritar. Sipas mediave greke, Micotakis i ka thënë Zaevit se ai personalisht nuk do ta nënshkruante Marrëveshjen e Prespës, por ka shtuar se ratifikimi është pjesë e të drejtës ndërkombëtare dhe se Greqia duhet ta respektojë. Në takim kanë marrë pjesë shefat e diplomacive të të dyja vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Dendias, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, ministri nën kryeministrin e Greqisë dhe zëdhënës qeveritar Stelios Pecas si dhe këshilltarja e kryeministrit grek për punë të jashtme Aleksandra Papadopullu./ina

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...