MEXHITI NË VIZITË TË KLUBIT TË BOKSIT SHKUPI

Date:

Sot pata kënaqësinë të vizitoj klubin e boksit “Shkupi”, një nga krenaritë më të mëdha sportive të vendit tonë.

Aktualisht, klubi zhvillon stërvitjet në SHF “Hasan Prishtina”, deri në përfundimin e rikonstruksionit të palestrës “Partizani”.

“Shkupi” ka një histori të lavdishme, duke mbajtur për disa vite rresht titullin e kampionit të Maqedonisë dhe duke dëshmuar profesionalizëm, disiplinë dhe pasion të palëkundur për boksin.

Por sukseset e tij nuk janë kufizuar vetëm brenda vendit. Klubi ka shënuar rezultate të rëndësishme edhe në arenën ndërkombëtare, ndër të cilat veçohet vendi i tretë në Kampionatin Europian, një arritje madhore që flet shumë për përkushtimin e sportistëve dhe vizionin e drejtuesve.

Ky takim më forcoi bindjen se sporti është shkollë e vërtetë e karakterit, disiplinës dhe qëndrueshmërisë.
Klubi i boksit “Shkupi” është dëshmi e gjallë e kësaj filozofie. (Zhurnal)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...