Mexhiti: FC Shkupi duhet të na bashkojë, jo të na ndajë

Date:

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga radhët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth klubit FC Shkupi, duke theksuar se ky klub është simbol i përbashkët i të gjithëve dhe nuk duhet të përdoret për ndarje apo përfitime politike

 

“Kjo temë, dmth FC Shkupi, duhet të na bashkojë dhe jo të na ndajë. Ashtu siç e kemi kthyer nga liga e katërt në kampion, po ashtu do t’i qëndrojmë afër edhe tash, por pas zgjedhjeve lokale. FC Shkupi është simbol i unitetit dhe i dashurisë sonë për futbollin, ndaj duhet të na bashkojë”, deklaroi Mexhiti.

 

Ai shprehu keqardhje për gjendjen aktuale në të cilën gjendet klubi, duke kujtuar se historia e tij është e lidhur ngushtë me qytetin, me Çairin dhe me gjithë komunitetin shqiptar.

 

“Më vjen keq për situatën ku ndodhet FC Shkupi. Ky klub është histori, është krenari dhe meriton të trajtohet me respekt. Nuk është vend për përplasje e as për fushata, por për përkrahje të sinqertë nga të gjithë ne që e duam”.

 

Sipas Mexhitit, mbështetja e vërtetë për klubin nuk matet me fjalë të momentit, por me veprime të vazhdueshme – njësoj siç është dëshmuar në të kaluarën kur FC Shkupi është ngritur nga liga e katërt deri në majën e futbollit vendor. (Koha.mk)

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...