Mësuesi gjithnjë e qortonte: Nuk bëhet asgjë nga ti…“, por ai ia doli në Zvicër
15:08:58 2018-02-04
Personat me prejardhje migrimi zakonisht nuk janë të pavarur, por si fuqi punëtore jo e kualifikuar, apo të punësuar. Gazeta zvicerane „20 Minuten“ ka biseduar me disa prej tyre.
Alban X. (25) ka ardhur nga Kosova në vitin 2002 në Zvicër. Fillimisht nuk mundi të gjejë punë, edhe pse ishte infermier. Aktualisht, ai është pronar i një sipërmarrje ndërtimi me 25 të punësuar dhe posedon një lokal „shisha bar“. Arbnor D. gjithashtu ka ardhur nga Kosova në Zvicër në vitin 1995. Ai gjithashtu është bërë i pavarur dhe aktualisht është i angazhuar në sektorin e mobilierisë. Arbnori ka themeluar sipërmarrjen Zubring Design.
Alban X. (25), sipërmarrës
„Në vitin 2002 erdha në Zvicër në kuadër të bashkimit familjar me bashkëshorten. Në fillim nuk flisja aspak gjermanisht. Në Kosovë isha infermier, por këtu nuk mund të gjeja punë edhe përpos shumë parashtresave. Ishin kohë të vështira. Fatmirësisht, e gjeta një punë në një restorant duke filluar me larjen e enëve. Në vititn 2004 gjeta punë në një sipërmarrje ndërtimi, gjashtë vitemë vonë u bëra i pavarur duke themeluar sipërmarrjen time, e cila aktualisht numëron 25 punëtorë. Përpos kësaj, në shtator të vitit të kaluar e hapa edhe një lokal „shisha bar“ në Hinëil, në të cilin mysafirët i shërbej edhe personalisht. Fëmijëve të mi gjithnjë u them se asgjë nuk e kam gjetur në rrugë, por se duhet të punohet ashpër për të arritur sukses“, pohon Albani.
Arbnor D. (31), i pavarur, autodidakt
„Në vitin 1995 erdha nga Kosova në Zvicër, shkruan `20 Minuten`, përcjellë Shtegu.com. Babai im jetonte këtu dhe në moshën nëntëvvjeçare më mori përmes bashkimit familjar. E përfundova shkollimin fillor por pas kësaj nuk mund ta gjeja veten në përzgjedhjen e zejes së duhur. Bëra praktikën në disa drejtime por asnjëra nuk më pëlqeu. Kërkoja punë duke u shkruar sipërmarrjeve, por rregullisht pranoja përgjigje negative. U futa në ethet e papunësisë, duke punuar kohë pas kohe. Në vitin 2011 vendosa ta bëj provimin e elevatorit që më ndihmoi të inkuadrohesha në profesionin e logjistikës. Aty qëndrova pesë vite. Në ndërkohë, u bëra i pavarur. Tani menaxhoj sipërmarrjen që quhet Zubring Design. Ne prodhojmë mobilje të ndryshme të veçanta, për të cilat përkudesemi ti rishesim. Unë ia dola, edhe pse mësuesi gjithnjë më thoshte se nga unë nuk do të dalë asgjë“, përfundon Arbnori. (Shtegu.com)