Mërgimtari Berat Vrenezi do të shpërndajë 200 pako ushqimore për familjet në nevojë

287 Lexime

Ish mundësi Berat Vrenezi, në bashkëpunim me KM Liria, nesër do të ndajnë 200 pako ushqimore për familjet në nevojë

Në vigjile të festës së madhe të Fitër Bajramit, ish mundësi i klubit KM Liria, Berat Vrenezi (që aktualisht jeton dhe vepron në SHBA), në bashkëpunim me stafin e klubit të mundjes Liria, gjatë ditës së nesërme do të ndajnë gjithsej 200 pako ushqimore për familjet në nevojë nga vendi ynë.

Për këtë arsye, luten të gjithë t’i informojnë familjet në nevojë që ndarja e pakove ushqimore do të bëhet nesër te palestra sportive „Mentaz Allajbegu“, me fillim në orën 13.30.