Mërgimtarët mbajnë gjallë ekonominë e Maqedonisë

46 Lexime

18:18:37           2016-06-18

 

 

 

 

Edhe pse remitencat janë njëra nga shtyllat kryesore të Buxhetit të Maqedonisë, autoritetet vazhdojë të mos informojnë drejtë për shumën e tyre. Ekonomistët thonë se Banka Qendrore njofton vetëm rrugën zyrtare të hyrjes së remitencave në vendin tonë, ndërsa nuk tregon se sa hyjnë në formë jozyrtare. Ekonomisti Fatmir Beqiri, deklaron se Banka Qendrore ka instrument për ta matur saktë shifrën e parave që mërgimtarët shqiptar sjellin në Maqedoni por nuk e kupton pse e fshehin.

 

 

 

“Është fakt se analizat thonë se në vit kapin 400 milion euro apo më tepër pjesa zyrtare e RM-së, por kjo nuk është e vërtetë, nga shkaku që jo se Banka Qendrore nuk ka instrumente si ta masë me saktësi këtë vlerë por nuk e di me çfarë qëllimi ajo fshihet. Këto remitenca kapin mbi një miliardë euro. Kjo është shumë e madhe që mund të kap edhe mbi 20 përqindshin e BPV”, ka deklaruar për Tv Shenja, ekonomisit Fatmir Shaqiri.

 

 

 

Sipas ekonomistit, Shaqiri, është temë prekëse ku diskutojmë anën pozitive të një çështje negative, siç është migrimi i qytetarëve, kryesisht ata shqiptarë. Ai madje potencon se remitencat shkojnë në rritje, dhe kjo për shkak se rritet edhe numri i qytetarëve të cilët ikin nga Maqedonia, por lënë këtu familjen. “Askush nuk mund ta dëshmojë se janë në ulje, janë në rritje për shkak se çdo ditë kemi ikje nga vendi, edhe atë kuadro të profileve të ndryshme, shembull mjek, specialistë e kështu me radhë, të cilët largohen nga vendi për shkak se nuk shohin perspektivë këtu, dhe kjo është në koleracion të drejtë me rritjen e remitencave”, tha më tej ai.

 

 

 

Ana tjetër negative, sipas ekonomistit Fatmir Shaqiri është se pushteti nuk merret seriozisht me remitencat. Kjo për shkak se përfitimet nga këto, investohen në projekte kapitale joefektive. Ndërsa qytetarët ato i shfrytëzojnë për raste sociale dhe për mbijetesë.

 

 

 

Mefail Ismaili /SHENJA/