Mbi 150 shqiptarë në policinë e Nju Jorkut (FOTO/VIDEO)

Date:

Në policinë e Nju Jorkut shërbejnë mbi 150 shqiptarë, të cilët kanë edhe shoqatën e tyre të quajtur “Illyria”. Të mbledhur të hënën në mbrëmje në mjediset e departamentit të policisë së Nju Jorkut ata kremtuan angazhimin e tyre për ruajtjen e rendit në qytetin më të madh të Amerikës si dhe festën tradicionale “Muaji i Trashëgimisë Shqiptare” me rastin e 107 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, përcjellë INA.

NYPD – Departamenti i Policisë së Nju Jorkut, eshte i themeluar më 23 maj të vitit 1845, dhe është departamenti më i vjetër dhe më i madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktualisht në të janë të angazhuar më shumë se 55 mijë punonjës, prej të cilëve 36 mijë me uniformë. Çdo ditë ata kujdesen për sigurinë e mbi 8 milionë banorëve të qytetit të Nju Jorkut. Së bashku me policiët shqiptaro amerikanë erdhën për të festuar festën “Muaji i Trashëgimisë Shqiptare”, edhe kolegët e tyre nga uniformat blu, si dhe zyrtarët e lartë të NYPD. Në ceremoni ishin edhe përfaqësues të njohur të komunitetit shqiptar. Tahir Kukaj, Kapelan i Departamentit të Policisë në NYC, mbajti një fjalim përshëndetës. “Jemi këtu të falenderojmë Zotin që na bëri komb të veçantë, duke ardhur dhe shijuar cilësinë e jetës dhe respektin e kombit më të mrekullueshëm në botë që është kombi amerikan dhe që ky grup i yni të jetë pjesë e departamentit më të mrekullueshëm të policisë në tokë, atë të Nju Jorkut”, tha kapelani Tahir Kukaj.
James P. O’Neill – Komisioner i Policisë së Qytetit të New York-ut, i cili nuk falëminderojë vetëm policiët shqiptaro amerikan por edhe komunitetin shqiptar tha se : “Kjo ceremoni në NYPD, është edhe për të njohur kontributet e oficerve të NYPD, por edhe të komunitetit Shqiptaro Amerikan në New York City” . Shefi i Patrullës, Rodney K. Harrison, u nderua me pllakën dhe çmimin “Shefi i Vitit”, ndërsa poliici shqiptaro amerikan nga uniformat blu të Policisë së Nju Jorkut – NYPD, Polici Amir Pali u nderua me pllakën dhe çmimin “Polic i Vitit”. (Beqir Sina/INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...