“Marakli t’kerreve” por edhe marakli për të dhuruar banesa

44 Lexime

17:51:23                 2018-01-11

 

Në profilin e grupit “Marakli t’kerreve” në Facebook, është shpërndarë shkrimi i tyre rreth një akti hauman për një familje shqiptare nga Kosova. Ja edhe postimi i plotë i profilit në fjalë:

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e grupit të madh të rrjetit social Facebook “Marakli t’kerreve”, Valon Mehmeti, Advan Plakolli dhe Arbesian Aliu, të cilët i konfirmuan se kanë grumbulluar një shumë të konsiderueshme të të hollave për ndërtimin e shtëpisë për familjen e Fatmir Bajra nga Gjilani, e cila jeton në kushte të rënda banimi.

Ata thanë se e kanë zgjedhur Gjilanin për ta orientuar këtë donacion nga besimi që kanë në kreun e kësaj komune, Lutfi Haziri, i cili është shembulli më i mirë i mbështetjes së banimit social.

Kryetari Lutfi Haziri ka falënderuar përfaqësuesit e grupit “Marakli t’kerreve” për solidaritetin e tyre në mbështetje të njerëzve me gjendje të rëndë të banimit, derisa u zotua në mbështetje në aspektet e mbulimit të procedurave komunale.

 

“Ju falënderoj pafund për këtë solidaritet tuajin dhe të gjithë atyre që kanë marrë pjesë. Shtëpia e Fatmir Bajrës është shtëpia numër 48 që do të ndërtohet pas mbrëmjes humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”, e realizuar 3 vite më parë. Unë apeloj edhe tek të tjerët që të vazhdojnë të mbështesin njerëzit në nevojë”, ka thënë Haziri.

 

Ndryshe, në këtë donacion kanë marrë pjesë më shumë se 100 persona nga “Marakli t’kerreve”, përderisa përfaqësuesit e grupit kanë bërë thirrje edhe tek të tjerët që ta mbështesin këtë iniciativë. (Shtegu.com)