Maqedoni, s’ka përparim për ligjin e Prokurorisë

Date:

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska deklaroi se ka konsultime joformale midis grupeve të punës të pozitës dhe opozitës për ligjin për prokurori publike, por ende nuk ka takim zyrtar për tejkalimin e dallimeve. Deskoska konfirmoi se nuk ka zhvendosje të pozicioneve dhe se ende ka mospajtime me opozitën për ato që është biseduar në prokurorinë publike për krimin e organizuar dhe korrupsionin në takimet me liderët midis Zoran Zaveit dhe Hristijan Mickoskit. “Për sjelljen e ligjeve nevojiten 80 vota, që në këtë moment Qeveria nuk i ka. Kompromisi i cili do të nënkuptojë shkeljen e standardeve dhe parimeve evropiane dhe kompromis për sjelljen e një ligji më të keq nga ai aktual nuk është diçka që nga Bashkimi Evropian do të pranohet pozitivisht “, tha Deskoska duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në pres-konferencën me rastin e hyrjes në fuqi të Ligjit për ndihmë juridike falas. Kryeministri Zaev para disa ditëve në Nju-Jork deklaroi se pret që pozita dhe opozita t’i harmonizojnë qëndrimet e tyre dhe ta miratojnë ligjin për prokurori publike para takimit të Këshillit Evropian, dhe se nevojitet një takim i ri me Mickoskin që kjo çështje të mbyllet.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...