Makron: Ardhmëria e Rusisë është e lidhur me Evropën

Date:

Paris, 20 gusht – Presidenti francez Emanuel Makron pas takimit me homologun e tij rus Vladimir Putin në Breganson, tha se është i bindur se ardhmëria e Rusisë lidhet për Evropën.

“Jam i bindur se ardhmëria e Rusisë në tërësi është e lidhur me Evropën. Besojmë në Evropë e cila është e zgjeruar nga Lisbona deri në Vlladivostok”, ka shkruar Makron në Tuiter.

Ai shtoi se me Putinin kanë biseduar për zjarret pyjore në Sibir dhe shkrirjen e premafrostit në këtë rajon.

“Rusia po ballafaqohet me pasoja shkatërruese nga ndryshimet klimatike. Më vjen mirë që vendosi ta fillojë ratifikimin e Marrëveshjes klimatike të Parisit, që është veprim simbolik dhe duhet ta ndjekim këtë rrugë”, tha Makron.

Mediat ruse shtojnë se liderët e të dy vendeve kanë shprehur përkushtim për vendosjen e stabilitetit afatgjatë në Libi dhe kthimin e rendit në vend.

Rreth situatës në Siri Makron ka potencuar nevojën për ndërprerje urgjente të zjarrit në provincën Idlib, në pajtim me marrëveshjen e arritur në takimin në Soçi, më 17 shtator të vitit 2018.

Takimi i të dy presidentëve, që u mbajt mbrëmë, ka zgjatur më shumë se 2,5 orë, kumtoi shërbimi për media e presidentit rus./koha

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...