Te dashurë miq!
Pasi u pyeta në çdo portal, se në cilën parti në Kosovë figuroj – unë sërish përgjigjem njësoj. Unë nuk figuroj në parti të Kosovës – unë analizoj, sugjeroj, admiroj, akuzoj, por prap nuk gjendem në asnjë listë!
Miqtë e mi figurojnë në shumë parti politike në vendlindjen time – kështu që të gjithë i respektoj dhe i përgëzoj për planet dhe veprimet e tyre – por asnjëherë nuk do të bashkëngjitem – për një arsyje – unë jetoj në Zvicër dhe vetvetiu nuk do të ishte e ligjshme – të jetoj në Perëndim dhe të flas për vendlindjen time!
Nga familja ime posedoj VV, LDK, PDK etj. pasi nuk mund të jem antare e gjitha partive dhe shprësoj me këte postim të jeni të informuar që nuk jam e premtuar për poste ne kosovë apo në ndonjërën parti!
Shprësoj të gjejmë së bashku një balancim në politikë dhe të rishqyrtohen shumë gjëra nga e kaluara – që sot ende e bëjnë „kaosin“ në Parlamentin dhe tokën e Kosovës! Shpresojmë në legjistlaturën në vijim – politika të jetë transparente dhe paragjykimet të mbeten anësh dhe të rifillojë një dekadë e re – pa mashtrime!
Pra pres fitore në Parlamentin e Kosovës me mendime pozitive për individët e Kosovës!
Me respekt Majlinda Sulejmani-Sulejmani
(Shtegu.com)

