Lulzim Berisha rrëfen natën e tmerrit kur ishte sulmuar

Date:

18:19:44           2016-03-13

 

 

 

Natën e së premtes në të shtunë, në Zvicër ishin dëgjuar të shtëna armësh në mes të shtetasve kosovarë në Spreitenbach, në kantonin Aargau. Kosovari Lulzim Berisha, ka tentuar të arratisej nga sulumesit me veturën e tij, por në ikje e sipër veturën e kishte kapluar zjarri dhe është djegur tërësisht. Për fatin e tij të mirë, ai ka mundur të fshihej deri sa ka ardhur policia në vendin e ngjarjes, duke i shpëtuar më të keqes. Në një intervistë të shkurtër dhënë Televizionit zviceran „TeleM 1“, Lulzimi ka rrëfyer ankthin e së premtes dhe datën e 12 marsit të cilën do ta festojë si ditëlindjen e dytë, transmeton „Shtegu.com“.

 

OLYMPUS DIGITAL CAMERA
OLYMPUS DIGITAL CAMERA

 

Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit, kur një kosovar 37 vjeçar kishte qëlluar me armë mbi 37-vjeçarin Lulzim Berisha, i cili po rrinte në veturën e tij, Mercedes. Edhe pse ky i fundit arritë të ikë nëpër autostradë, pak para se të hnyte në tunelin Bareg në makinën e tij, nga shkaqe të panjohura shpërthen zjarri.

 

 

 

Policia e alarmuar nga ai ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se përveç disa gërvishtjeve të lehta, personi i sulmuar nuk kishte pësuar ndonjë lëndim. Pak më vonë policia ka arrestuar personin që ka gjuajtur me armë. Në makinën e tij është gjetur një pistoletë e mbushur. Ai, së bashku me një person tjetër që kishte qenë me të, një 43 vjeçar, po mbahen në arrest. Ndaj të parit prokuroria ka iniciuar hetime penale.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...