Lubonja sulmon Trump-in: Vrasja e gjeneralit iranian, një akt terrorist

Date:

Një akt terrorist dhe të papërgjegjshëm e ka cilësuar analisti Fatos Lubonja vrasjen e gjeneralit iranian Qassim Soleimani nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Në një prononcim për News24, Lubonja ka hedhur akuza të forta në drejtim të Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, duke thënë se urdhëri për vrasjen e gjeneralit ishte një akt i paligjshëm që ka ndarë Amerikën. Lubonja gjithashtu ironizoi deklarimet e bëra nga politikanët shqiptarë, të cilët i dolën në krah SHBA-ve, duke thënë se të tilla qëndrime janë qesharake

Lubonja: Ka vend për t’u shqetësuar në nivel botëror. Në Itali kishte komentatorë që e krahasonin këtë situatë që po ndodh në Lindjen e Mesme, me luftërat ballkanike, me Luftën e Parë Botërore. Pra, aq tension i japin. Gjykimi im për aktin e Trump është negativ, i papërgjegjshëm, i paekuilibruar. Ai ka qenë një nga ata që ka folur shumë, që ka pas politikat e tërheqjes nga bota për të qëndruar te Amerika. Vrasja e një njeriu kaq të rëndësishëm në atë mënyrë ishte më shumë si akt terrorist, se sa si vetëmbrojtje. Ishte një akt i paligjshëm. Është akt personal, Trump nuk i ka kërkuar konfirmim Kongresit. Ai ka ndarë edhe Amerikën, është i rëndë ky akt.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...