Letër e hapur e gazetarit zviceran drejtuar Valon Behramit: Ka të bëjë me respektin

100 Lexime

10:18:16              2019-07-17

 

 

Para fillimit të sezonit të ri të futbollit, gazetarët e „Aargauer Zeitung“ shkruajnë letra për eksponentët e zgjedhur të Super League, të përshtatur nga Shtegu.com. Kësaj radhe: Valon Behrami. Përse mund t’i gëzohemi ardhjes së tij dhe përse nuk e kanë joshur vetëm shpatiet e skive në Valis.

I dashur Valon Behrami

Ju keni përjetuar shumë në karrierën tuaj. Ju jeni 34-vjeçar, rekorderi zviceran i kupave botërore dhe keni luajtur mbi 400 herë në ligat më superiore europiane. Por, tani ju jeni i sapoardhuri. Ju po hyni në sezonin tuaj të parë në Super League.

Është një premierë që ne po e presim me padurim. Transferimi juaj në FC Sion na sjell sërish më afër, pasi i frustruar e dhatë dorëheqjen nga ekipi kombëtar pas Kupës së fundit Botërore dhe një keqkuptimi me trajnerin Vladimir Petkoviq. Me këtë rast, ju kërkuat respektin tuaj të merituar.

Respektin që ju e morët nga tifozët zvicerianë të kombëtares gjatë viteve të fundit. Falë përkushtimit tuaj, shpirtit tuaj luftarak dhe mënyrës tuaj të emërtimit të problemeve, u bëtë një idhull i tifozëve. Gjithmonë do të mbahet mend se si ju në ndeshjen tuaj të parë ndërkombëtare në play-off kundër Turqisë, shënuat një gol, i cili Zvicrën e kualifikoi në Kupën e Botës 2006.

Gjithmonë do të mbahet mend se si në Kupën e Botës 2014, kundër Ekuadorit, me veprimin ndoshta më të mirë të jetës suaj, e fituat topin në gjashtëmbëdhjetëmetërshin, duke e shoqëruar deri në gjysmë të fushës, me gjithë një ndërhyrje të palejuar nga ana e kundërshtarit dhe kontribuat në golin e fitores në kohën shtesë. Dhe kurrë nuk do të harrohet rasti kur e neutralizuat Neymarin në Kupën e Botës 2018 dhe ai u shtri në fushë të gjelbër.

Menjëherë pas Kupës Botërore, u martuat me yllin e skitarisë zvicerane Lara Gut. Që tani, ju doni të zhvendoseni në parajsën e skitarisë në Valiska të ngjarë të mos jetë e rastëishme, edhe pse ju kishit thënë se Lara nuk ishte një arsye për zhvendosje. Në vend të kësaj, gjatë prezantimit në ekipin e Sionit, ju e keni lavdëruar kryetarin Christian Constantin dhe djalin e tij dhe drejtori sportiv Barthélémy, të cilët ju vlerësojnë si njeri e jo si futbollist.

Ju nuk keni ardhur në Zvicër për të shijuar jetën familjare. Ju keni ardhur për të treguar se sa të mirë jeni. Ju nuk do ta tërhiqni këmbën tuaj, edhe nëse luftoni me lëndime pa pushim. Ju nuk do të jeni mbreti i driblimit e as golashënues. Por ju do ta udhëhiqni me pasion FC Sion, si kapiten i ri. Ju do t’i bëni shokët tuaj më të mirë dhe kështu do të fitoni respektin.

Autor:
Raphael Gutzwiller