Lejleku ndërton folenë mbi çati të restorantit, pesë kamariere mbesin shtatzana

Date:

Foleja e lejlekut mbi çatinë e një restoranti në Freistadt (Austri) siguroi shumë pasardhës. Pesë kamariere mbetën shtatzana

A është e gjitha kjo thjesht rastësi? Apo është e vërtetë, historia e lejlekut që sjell foshnjat? Prej se në pranverë një çift lejlekësh ndërtuan folenë e tyre mbi çatinë e një restoranti në Freistadt (Austri), pesë kamariere kanë mbetur shtatzana, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Shtegu.com.

Dy nga pesë gratë tashmë po i mbajnë foshnjat e tyre në krahë. Kamerierja Luzie është nëna krenare e vajzës Amelly, Nadine lindi fëmijën Leonie. Me Monikën, Silvia dhe Kerstin, pasardhësit vetëm sa nuk kanë ardhur, por pritja është e madhe. Mikpritësi i restorantit Brauhaus, Helmut Satzinger, tërë këtë ngjarje e shikon me ndjenja të përziera.
„Tani lejlekut do t`ia ndaloj të qëndrojë këtu“

Edhe pse është i lumtur me zonjat e tij, ai pohon: “Të humbasësh pesë kamariere në një kohë shumë të shkurtër është një goditje e rëndë. Unë isha me to për vite me radhë. Por unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Tani e tutje do t`ia ndaloj të qëndrojë këtu”, duke mbyllur njërin sy.

Përderisa gjithçka po funksionon mirë me pasardhësit e stafit të tij, planifikimi familjar i çiftit të lejlekëve është i vështirë, informon më tej Shtegu.com.

Pasi oxhaku i vjetër në çatinë e komunës në Freistadt u mbyll tetë vjet më parë, ai në fakt shërben vetëm si një simbol i birrarisë. Ishte një befasi që oxhaku u kthye përsëri në jetë në pranverë kur u ndërtua foleja.

„Në fillim as nuk mendonim se zogjtë do të ishin në gjendje të ndërtonin një fole në sipërfaqen e lëmuar“, shpjegon Satzinger. Për lejlekët, megjithatë, lumturia për foshnjen e parë si duket është ende larg. “Në vend ishte edhe një ekspert lejleku. Ndoshta çifti i lejlekëve ishte ende shumë i ri dhe pa përvojë”, vazhdoi Satzinger.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...