Ky shqiptar nga rrethina e Velesit po i ndihmon vullnetarisht të sëmurët në Itali
Kenan Latifi, 34 vjeç, tashmë 16 vite jeton në Itali, në qytetin e vogël të San Giovanni Rotondo me rreth 26,000 banorë, në Italinë qendrore, afër Foggia. Ai ka qenë një aktivist i Kryqit të Kuq për tre vite dhe është angazhuar si vozitës për transportimin e të sëmurve nga koronavirusi, pasi të gjitha vendet e punës janë pezulluar, shkruan „tirekovmirece.com“, transmeton Shtegu.com. Kenani është paraqitur te ky portal me një mesazh se si qëndrojnë punët në italii, por edhe për t`i dëgjuar këshillat që të qëndrojnë në shtëpi.
„Me këtë barelë transportohen pacientët me koronavirus nga shtëpia në spital ose nga spitali në këtë qytet në atë të Foggias. Për ëdo ditë ka nga 5-6 pacientë, punojmë 15 orë. Unë kam certifikatën përkatëse për të punuar me këtë barelë kundër koronavirusit. Situata në Itali është kritike dhe u bëj thirrje bashkëqytetarëve të mi që të qëndrojnë në shtëpi dhe të jenë të sigurt“, ka pohuar Kenani.