Ky italian është profesionisti më i madh i karantinës në krizën e koronavirusit

Date:

Kur shpërtheu pandemia e koronavirusit, Lorenzo Di Berardino ishte në Wuhan të Kinës. Në fillim të shkurtit, ai u kthye në vendin e tij të lindjes: Itali.

Një italian është bërë pa dashje një profesionist i vërtetë i karantinës gjatë pandemisë së koronavirusit. Për shkak të virusit, ai tashmë është izoluar tre herë, i ka rrëfyer Lorenzo Di Berardino Agjencisë Gjermane të Shtypit përmes telefonit. Fillimisht në Wuhan të Kinës, si një i kthyer në Itali dhe më pas në vendlindjen e tij që u prek jashtëzakonisht shumë nga pandemia. „Mendoj se kam qenë i pafat disi“, ka komentuar 22-vjeçari, informon Shtegu.com.

Në Wuhan, nga ku virusi Sars-CoV-2 u përhap në të gjithë botën, studenti qëndroi në fillim të vitit për një program shkëmbimi që zgjati disa muaj. Metropoli kinez u bllokua brenda disa ditësh, para nisjes së tij të planifikuar. «ëuhan u bllokua plotësisht me ushtri dhe postblloqe.

Njerëzit e morën shumë seriozisht, shumë më seriozisht sesa këtu në Itali, të paktën fillimisht», thotë ai. Pa e kuptuar që diçka e ngjashme do të ndodhte në vendin e tij, media italiane intervistoi bashkëatdhetarin në fund të janarit për situatën në zonën e kufizuar.

Në fillim të shkurtit, atë dhe disa qytetërë të tjerë, forca ajrore italiane i solli nga rajoni. Si i kthyer, ai u karantinua për 17 ditë në kazermat e ushtrisë afër Romës. Kur u kthye në shtëpinë e tij në qendër të vendit më 20 shkurt, disa banorë ishin dukur të dyshimtë, thotë Di Berardino. Në të njëjtën ditë, rasti i parë i koronës së transmetuar në vend u raportua në qytetin Codogno. Më 10 mars, qeveria italiane urdhëroi mbylljen dhe bllokimin në të gjithë vendin.

Që atëherë, Di Berardino ka vazhduar studimet e tij për drejtësi në internet, nga shtëpia. Lehtësimi i parë në fillim të majit nuk ndryshoi shumë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...