Kush po plaçkit nëpër «baushtellat» e Zvicrës ?!

Date:

Në rajonin e Solothurnit, materialet e ndërtimit shpesh janë duke u «zhdukur» nga kantieret. Sipas kompanive, mallrat e vjedhura më pas rishiten në Europën Lindore.

Se veglat e ndërtimit si skele dhe materiale të tjera janë vjedhur nëpër kantieret në rajonin e Solothurnit, tani nuk është më ndonjë risi, siç raportoi rrjeti televiziv Tele Bärn, informon Shtegu.com. Shumica e ndërmarrjeve të ndërtimit janë të prekura nga ky fenomen.

30,000 franga humbje

Franz Furrer menaxhon një kompani ndërtimi me seli në Kappel SO. Edhe ai është i prekur nga vjedhjet e skeleve. „Rasti më i keq që kemi përjetuar ndonjëherë ishte në vitin 2017“, thotë Furrer. Vjedhësit kishin vjedhur materiale me vlerë prej 30,000 frangash zvicerane, një humbje e madhe për kompaninë. Edhe kompanitë e tjera të ndërtimit nga rajoni kanë luftuar tashmë me hajdutët e skeleve.

Pas kësaj qëndron „Mafia e skeleve“

Kompanitë e prekura të ndërtimit dyshojnë se një mafi e vërtetë është pas saj. Ajo më pas i rishet pajisjet e ndërtimeve në Europën Lindore. Shoqata e kontraktuesve të skeleve Aargau-Solothurn këshillon kompanitë që t`iu vënë ndonjë shenjë veglave. Në ndërkohë, Furrer i ka gdhendur skelet e tij.

Por edhe me këto shenja, gjithnjë realizohen vjedhje më të vogla. Në të shumtën e rasteve, për këto vjedhje të vogla nuk pasojnë denoncime më, kështu që në policinë e Solothurnit ka shum pak denoncime. Andreas Mock, kreu i policisë së Kantonit Solothurn, thekson se policia mbështetet në vëzhgimet e kalimtarëve. „Nëse ka njerëz në vendin e ndërtimit në momentet kur nuk ka kompani ndërtimi, duhet të telefononi policinë si masë paraprake,“ thotë Mock.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...