Kush është Dr Arif Mati (Mathieu Aref) ?!

Date:

Ja biografia ime e shkurtër :

I lindur në Kairo të Egjiptit (1 mars 1938, në orën pesë të mëngjesit, në bregun e majtë të Nilit : Nile Corniche) unë rrjedh nga dy familje të shquara dhe patriotike të krahinës të Matit (Rremull) nga paraardhësit e të cilëve ishte një « Lala » (nga ana e nënës sime) që ishte mik dhe bashkëluftetar i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti i quajtur « Skenderbe ». Babai im Aref Canameti (1897-1976) i lindur në Rremull/Mat arriti në Kajro në vitin 1910 në moshën 13 vjeçar. Babai tij Amet Shaban Canameti mori pjesë në Lidhjen e Prizrenit në 1878. Pas vdekjes së nënës të babait tim është e motra Tana (e martuar me një shqiptarë nga Mati më banim në Egjipt) që e morri më vete në Kairo ku e rriti dhe e edukoj. Nëna ime Lute Lala (1910-1986) e lindur në Rremull/Mat arriti në Egjipt vetëm në vitin 1936.

Ne jetonim në një ambient 100% shqiptarë të shquar dhe të kulturuar. Kolonia shqiptare në Egjipt ishte një nga më të shquara dhe më të rafinuara e gjithë Mesdheut që nga mesjeta deri pas luftës botërore së dytë (sidomos para pushtetit të kolonel Naserit në 1952). Nga mosha e hershme e dija gjithë historinë, gjeografinë të Shqipërisë, si njerëzit, diversitetin ethnokulturorë, kuzhinën, kostumet/veshjet, dialektet, zakonat, specifikën shqiptare, etj… Bashkë me dy vëllezëret e mi (Ameti dhe Ziau) dhe motrën time (Anjesa) kemi folur shqip që në djep dhe gjithmonë kemi folur shqip në shtëpi gjatë qëndrimit tynë në Egjipt (23 bjet) ashtu si dhe në Francë (nga 1961 deri në ditët e sotme). Në Egjipt kishim një mësues shqiptar nga Delvina i cili vinte në shtëpi për të na mësuar shqipën letrare të dy dialektëve gegë dhe tosk sepse gjuha zyrtare u dekretua të tillë vetëm në vitin 1972 gjë që nuk ekzistonte në kohën e rinisë sime.

Më pak fjalë kemi jetuar në një harmoni të plotë me kulturën shqiptare. Ne kishim mjaft fjalor dhe libra në gjuhën shqipe dhe jetonim sikur të ishim në Shqipëri. Babai im kishte shumë miq në rethën e tij shoqëror, kulturor dhe prodesional : Çajupi (autori i « Baba Tomorri »), Asdreni (i cili ka shkruar « Himnin kombëtar »), « Adhamidhi (i pari Rilindas që ka shkruar disa faqe mbi Pellazgëve), Mitko, Avramushi, Lefter Mborja, Mentor Çoku, Ernest Koliqi (kumbari i vëllaut tim me të vogël, Zia), familja e Zogut, dhe shumë të tjerë.

Sot shumica e shqiptarëve që jetojnë jashtë Atdheut janë larg nga ky rast kulturorë të veçantë që patëm në rininë tynë që kurrë nuk na shkëputi nga Mëmëdheu (nëna ime dëgjonte përditë radio Tiranën, sidomos muzikën në mbrëmje !) dhe na lejoj të integrohemi në mënyrë të përkryer në të dy vendet pritëse (Egjipt dhe Francë ). E mbaj mënd kur isha afërsisht dhjetvjeçarë çfarë më tha një ditë babai im : « Or bir mos harro se ne Shqiptarët rrjedhim nga më e vjetra racë në Evropë ». Në atë kohë kam pasur gjëra të tjera për të bërë dhe shumë më vonë i kam kuptuar fjalët e atit tim. Ai e kishte shok të ngushtë Adhamidhin i lindur në Korçë (doktor mjekësie) që ishte i pari « Rilindas » që shkroj në gjuhën frenge një artikull (Kajro 1903) i quajtur « Pellazgët paraardhësit e Shqiptarëve » !

Pas përfundimin e studimeve letrare dhe Artëve të Bukura/Arkitekturë në Kajro, kam ardhur në Paris, më 18 janar 1961. Por nuk u munda të homologoja diplomën tim të Arkitekturës. Nga kjo më duhi të punoj për të përmbushur nevojat e jetesës. Fillova të ushtroj disa punë të pavlefshëm. Me në fund arrita të zëj pozita të rëndësishme në industrinë e çelikut, metalurgji, ndertime metalike dhe import-eksport. Situata ime e fundit profesionale ishte : drejtor i një filiali françeze (në Tripoli të Libisë) specializuar në ndërtimin metalik. Sa për situatën familjare u martova më një françeze në 1966. Nga ky bashkim lindën katër fëmijë (tre djem dhe një vajzë) : Remi (1968), Franku (1971), Natalie (1973), Stefani (1974).

Kam filluar hetimet dhe hulumtimet e mia si diletant nga viti 1961 deri në 1968 (7 vjet). Por që 1968 në Paris unë kurrë nuk kam pushuar për të studiuar, dokumentuar nëpër gjithë bibliotekat e Parizit që përfshijshin Shqipërinë, Shqiptarët, zanafillën e tyre të lashtë, historine dhe gjuhësinë të Evropës sidomos qytertërimet helene, etruske dhe romake përfshirë shumë gjuhë ndër të cilat greqishtën, latinishtën, italishtën, anglishtën dhe në fusha shkencore dhe kulturore të ndryshëm .

I pasuruar dhe i armatosur (nga 1968 deri në 1995 : 27 vjet) me çdo gjë që kisha arritur të mbledh, të studioj dhe të analizoj si elemente dhe materiale historike, arkeologjike, antropologjike, mitilogjike apo etnogjuhësore ndalova karrierën time për tu përkushtuar plotësisht studimeve dhe hulumtimeve të mia (1995 deri në doktoraturën time në 2012 : 17 vjet). Gjatë kësaj periudhe të fundit dhe për shtatëmbëdhjetë vjet dhe pa pushuar (10 – 15 orë në ditë) kam kushtuar gjithë kohën time në studime, hetime dhe analiza serioze të thelluara. Më në fund kam vendosur për të publikuar librin tim të parë në gjuhën frenge (Shqipëri, histori dhe gjuhë, Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen – Paris 2003) dhe libri i dytë (Mikenët=Pellazgët, Greqia ose zgjidhja e një enigme, Paris 2004). Pastaj në vitin 2004, libri im i parë u përkthyë dhe u botuë në shqip në vitin 2007 dhe i dyti në vitin 2008. Këto dy të fundit janë botuar nga shtëpija bortuëse Plejad në Tiranë. Duke kërkuar të shkoj më tej në studimet e mia kam vendosur për të paraqitur një tezë (mbi pellazgëve) për tetë vjet studime (2004-2012) në Sorbonë të Parizit, pas së cilës mora doktoraturën më 3 janar 2012, si doktor i historisë dhe qytaterimit të Antikitetit. Më në fund publikova në 2016 tezën time në gjuhën frenge : „Pellazgët, pararendësit e qytetërimit Greko-Romak“, botimet « Connaissances et Savoirs » – Paris 2016.

Gjatë afërsisht 60 vjet që jetoj në Francë nuk kam pushuar për të vepruar për rindertimin e së vërtetës historike dhe gjuhësore të paraardhësve tynë Pellazgo-iliro-shqiptarë duke mbajtur ligjërata akademike, universitare dhe publike, shkruar artikuj në shtypin të specializuar, gazetat, rrjetet shoqërore dhe duke dërguar protesta organeve ndërkombëtare kundër gjithçka që mund të prekte nderin, dinjitetin dhe interesat e popullit dhe kombit shqiptar dhe për të mbrojtur integritetin kufizor të Shqipërisë dhe trojave pellazgo-shqipare.

Huazuar nga profili ne Facebook

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...