Kush e njeh personin në foto, të njoftojë urgjent policinë (FOTO LAJM)

Date:

I veshur me një xhup ngjyrë gri me shirit të zi, me tuta ngjyrë gri dhe një palë atlete të bardha, personi në foto (Foto-galeri) është shpallur zyrtarisht i humbur.

Mendohet që i riu është rreth 30 vjeç. Ajo që i ka bërë të vështira kërkimet është se deri më tani askush nuk ka denoncuar ndonjë familjar të humbur, në moshën dhe me karakteristikat e tij.

Personi në fjalë e ka pasur të pamundur të japë të dhëna se nga vjen e ku shkon, pasi mendohet se është shurdh-memec dhe prej datës 25 dhjetor ndodhet në mjediset e Komisariatit të Lushnjes.

Ai është gjetur i pa ushqyer, i ulur në një cep në një nga trotuaret e lagjes ‘18 Tetori’ në Lushnje.

I riu ndodhet i strehuar në këtë Komisariat, ndërsa policia ka bërë publike foton e tij dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij. Albeu.com1

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...