Kush e mban borxhin e Amerikës?

Date:

Japonia ka kaluar Kinën në muajin Qershor, duke u bërë zotëruesi më i madh në botë i borxhit amerikan.  Japonia, ekonomia e tretë më e madhe në botë, ka shtuar 21 miliardë dollarë tituj amerikanë të Thesarit që prej muajit Maj, duke e rritur zotërimin në nivelin më të lartë që prej Tetorit 2016.

Japonia mban tashmë 1.12 trilionë dollarë borxh amerikan, ndërsa Kina zotëron 1.11 trilionë dollarë, në rënie me 2 miliardë nga muaji Maj, sipas të dhënave të Departamentit të Thesarit në Shtetet e Bashkuara.

Kina ka qenë një blerës më i ngadaltë i borxhi sovran amerikan dhe lojtarët e tregut kanë spekuluar se është një kundërpërgjigje ndaj luftës tregtare mes dy vendeve. Megjithatë, investitorë të tjerë thonë se nuk ka shenja që kjo po ndodh. Mbretëria e Bashkuar është zotëruesi i tretë më i madh, me 342 miliardë dollarë,  nga 323 miliardë dollarë që mbante një muaj më parë./KOHA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...