Kumanova e Likova, rajoni i pesë ministrave (Video)

81 Lexime

Kumanova dhe Likova, rajoni i pesë ministrave në kabinetin qeveritar. Arbër Ademi, ministër i Arsimit, Sadulla Duraku ish ministër i Ekologjisë aktualisht i Sistemit Politik, Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm, Trajan Dimkovski ministër i Bujqësisë dhe Zorica Apostolskas, ministre për Investime të huaja. Por sa qytetarët e rajonit të Likovës dhe Kumanovës kanë parë të mira nga bashkëvendësit e tyre? Likova e cila për 2 vite kishte ministër Ekologjie, përveç papastërtisë nuk ka ujë për pije. Edhe pse penda furnizon me ujë të pijshëm rajonin e Kumanovës, fshatrat e Komunës së Likovës ujin për pijë e sigurojnë nga puset. Sistemi i ujësjellësit është instaluar, ndërsa stacioni i filtrimit ka gati 1 vit që ndërtohet dhe akoma nuk ka përfunduar. Punimet filluan më 15 shtator 2018.

Gypat janë vendosur, ndërsa uji shkon për përroi kot. Nuk lëshojnë ujë të paktën për pastrim dhe për kafshët”.

Ka pasur ministra të cilët kanë ardhur e kanë ikur me plot premtime dhe aspak punë”.

Nuk kemi ujë nga 10 ditë. Diku kenë hapur peseta por ka dalë ujë mineral i cili as për ujitjen e pemëve nuk bën”. – janë shprehur banorët e intervistuar për Alsat

Në Shkollën Fillore ku ministri i arsimit Arbër Ademi ka mbaruar shkollimin fillor nuk ka sallë sporti. Arsimtarët më vërejtje serioze për gjendjen e arsimit shqip në Kumanovë.Në këto kushte ku punojnë shkollat e mesme duhet të merren masa urgjente dhe të zgjidhen problemet. Mendoj se ministri Arbër Ademi është i njoftuar mirë me problemet. Ka shumë probleme në nivel republikan por duhet dallojmë problemet në Kumanovë posaçërisht me shkollat e mesme”. – tha Etem Xheladini, Ish kryetar i LASH-it.

Në mesin e tetë rajoneve zhvillimore, Kumanova dhe Likova është njëri ndër rajonet më pak të zhvilluara. Ekspertët vlerësojnë se investimet e huaja kanë dështuar për shkak të mungesës së infrastrukturës, procedurave burokratike dhe politikave fiskale.

Nëse flasim për rajonin e Kumanovës në nivel qyteti, mund të themi se plotësohen disa kushte, por nëse ndalemi në pjesën e Likovës me rrethinë vërehet mungesë e infrastrukturës elementare, si kusht kryesor për tërheqjen e investimeve të huaja”. – u shpreh Llokman Ebibi, Profesor

Bujqit nga ky rajon ankohen për mungesën e subvencioneve. Nehat Ramadani është njëri nga bujqit i cili për biznesin e tij nuk ka marr asnjë qindarkë nga shteti. Ai ka mbjell rreth 300 trupa arra dhe ka investuar rreth 12 mijë euro.

Shteti asnjë cent nuk më ka dhënë, pavarësisht premtimeve deri në ndërtimin me sistem ujitje dhe gjithçka që i nevojitet një toke. E kam paraqitur! Në fillim më thanë se gjysmën e investimeve i paguan shteti por nuk i pagoi. Pastaj më than se këtë vit nuk të takojnë subvencione por nga vitit tjetër”. – theksoi Nehat Ramadani, Bujk.

Nga Kumanova vjen edhe zëvendëskryeministri dhe ministrin e Brendshëm, Oliver Spasovski, por banorët vlerësojnë se mungon siguria në qytet, duke e vendosur theksin në tregjet e lëndëve narkotike. Ata gjithashtu akuzojnë bashkëvendësin e tyre për mos përmirësimin e shërbimeve policore në qytetin e tij./Alsat/