Kuarteti shqiptar bën për spital shtetasin ganez
13:22:27 2018-01-06
Gjatë një zënke në një qendër strehimore në Schwerin të Gjermanisë, një shtetas 21-vjeçar ganez ka pësuar lëndime të rënda. Sipas të dhënave policore, gjatë të premtes ai është rrahur nga katër shqiptarë të moshës 21-, deri 47-vjeçare, përcjellë „Shtegu.com“. Dyshohet se kuarteti shqiptar i ka shkaktuar lëndime të rënda shtetasit ganez, thuhet në një komunikatë të policisë gjermane. Për shkak të lëndimeve të pësuara, ai është dërguar në spital për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, për shkak të problemeve me qarkullimin e gjakut. (Shtegu.com)