Kronologji e masakrave në SHBA

48 Lexime

Në SHBA për disa orë kanë ndodhur dy masakra, me ç’rast gjithsej jetën e kanë humbur 30 njerëz, ndërsa janë lënduar disa dhjetëra.

Në ora një pas mesnate sipas kohës lokale në qytetin amerikan Dejton ka ndodhur një incident i armatosur, ku jetën e humbën të paktën 10 njerëz. Sipas mediumeve amerikane, ende nuk dihet numri i personave të lënduar, pwrcjellw KOHA.

Incidenti ka ndodhur vetëm disa orë pasi në El Paso, një djalë 21-vjeçar ka vrarë 20 dhe lëndoi 26 persona, pasi ka hapur zjarr në një shitore të “Uolmark”-ut.

Vijojnë disa nga sulmet më të përgjakura të kryera në SHBA viteve të fundit:

6 nëntor 2017 – Në sulm ndaj një kishte baptiste në qytetin Sanderlend Springs në Teksas janë vrarë 26 persona, ndërsa 20 janë lënduar.

1 tetor 2017 – Stiven Pedok vrau 58 persona gjatë koncertit në Las Vegas. Në sulmin janë lënduar 500 persona. Sulmuesi ka kryer vetëvrasje gjatë bastisjes së policës në dhomën e hotelit, prej ku ka shtënë ndaj vizituesve në koncert.

12 qershor 2016 – Omar Matin vrau 49 vizitorë në një gej klub në Orlando në Floridë. Matin është vrarë në këmbimzjarrin me policinë.

25 shkurt 2016 – Sedrik Ford vrau tre persona, ndërsa plagosi 14 në kompaninë për mirëmbajtjen e barit, ku ka punuar në qytetin Heston në Kanzas.

200 shkurt 2016 – Gjashtë persona janë vrarë në qytetin Kalamazu, në shtetin federal Miçigen. Viktimat janë vrarë në një ndërtesë, në shitore për automobila dhe në një restoran. Avokatët e vrasësit të dyshuar Xhejson Daltin paralajmëruan se do ta mbrojnë si personalitet me çrregullime mendore.

2 dhjetor 2015 – Sulmuesit Sajed Rizvan Faruk dhe bashkëshortja e tij Tafshin Malik vranë 14 persona, ndërsa lënduan 20 në një qendër për ndihmë sociale në San Bernardino, Kaliforni. Dy sulmuesit janë vrarë në këmbimzjarrin me policinë.

1 tetor 2015 – Dhjetë studentë dhe profesorë janë vrarë në kolexhin Umpka në Rouzburg në shtetin federal Oregon, nga ana e një studenti, i cili pastaj është vrarë nga policia.

17 qershor 2015 – Racisti Dilan Ruf vrau nëntë persona në një kishe metodiste në Çarlston.

23 maj 2015 – Një student vrau gjashtë persona, ndërsa 13 janë lënduar gjatë sulmit ndaj universitetit Santa Barbara në Kaliforni. Ai pas sulmit ka kryer vetëvrasje.

16 shtator 2013 – Tekniku për kompjuterë Aron Aleksis vrau 12 persona në ndërtesën e marinës ushtarake amerikane.

14 dhjetor 2012 – Në shkollën fillore Sendi Huk në Njutaun në shtetin federal Konektikat, janë vrarë 20 fëmijë dhe gjashtë mësues. Sulmuesi ka qenë i sëmurë nga depresioni.

27 shtetor 2012 – Një punëtor i pushuar nga puna në kompaninë Aksent në Mineapolis ka vrarë gjashtë kolegë të mëparshëm, pas çka ka kryer vetëvrasje.

20 korrik 2012 – Një burrë me probleme psikike ka vrarë 12 persona, ndërsa lëndoi 70 në një sallë për kinema në qytetin Aurora në Kolorado, gjatë premierës së filmit të ri të Betmenit. (koha.mk)