Kroatët, serbët dhe shqiptarët

Date:

Gani MEHMETAJ/
Kroatët e dëbuan Serbinë nga bregdeti Adriatik me 1992 pas luftës të përgjakshme dhe përpjekjeve njëshekullore për çlirim. Kështu e përmirësuan gabimin fatal të vitit 1918 kur u bashkuan nën mbretërinë serbo-kroate-sllovene sa nga presioni francezë, aq edhe nga shpresat se do ta ruanin një pjesë të bregdetit Adriatik që ua rrezikonte Italia. Sllovenët u shkëputën nga Serbia më herët me pak viktima. Bosnjë-Hercegovina u shpall shtet me vete pasi ushtria serbe vrau mbi 100.000 boshnjakë. Boshnjakët nuk pranojnë asnjë bashkëpunim rajonal a bashkim me Serbinë. Kanë shumë varre në mes.

Mali i Zi, e dëboi Serbinë e Rusinë nga copa e bregdetit Adriatik së voni, pa viktima e pa luftë. Fati ua deshi që ta kishin mbështetjen e Italisë e të Perëndimit, ndryshe nuk do ta dëbonin as sot e kësaj dite. NATO i shpëtoi mu si na shpëtoi neve.
Serbia e pushtoi Shqipërinë deri në Durrës me 1912-13, duke bërë masakra të papara ndaj popullatës së pambrojtur, por ushtria serbe u tërhoq kur e ndjenë kërcënimin e Austro-Hungarisë. Atëbotë serbët të vetmen dalje në det e kishin bregdetin shqiptar, sepse bregdeti kroat ishte nën Austro-Hungarinë. Ushtria serbe (jugosllave) e pushtoi dhe e kontrolloi bregdetin shqiptar (1945-1948). Ushtria serbe vuri minat në Korfuz (1946) dhe fundosi dy destrojerë britanikë, ndërsa faji i mbeti Shqipërisë.

Sot Serbia prapë është pa dalje në det si në fillim të shekullit XX . Është e izoluar nga Perëndimi për shkak se vrau e masakroi shqiptarë të Dardanisë, është e armiqësuar me të gjitha shtetet në rajon, e urrejtur nga të gjithë popujt e Gadishullit Ilirik, sepse ushtria serbe bëri masakra e agresione territoriale ndaj tyre. S’ ka shtet në rajon të cilit Serbia nuk ia ka zhvatur një pjesë të territorit etnik, shqiptarëve u ka marr më së shumti dhe më së shumti ka vrarë e masakruar popullatë. Por çuditërisht Shqipëria është i vetmi shtet miqësor me Serbinë. A ka kush që mund ta shpjegoj e zbërthej këtë sëmundje të zyrtarëve shqiptarë ndaj Serbisë? Si shpjegohet që edhe disa analistë a militantë partiakë përpiqen ta arsyetojnë bashkimin e Shqipërisë me Serbinë, apo lejimin që Serbia të dal në detin shqiptar, meqë kroatët e malazezët ua mbyllen bregdetin e tyre? “Bregdetin shqiptar për të cilin dikur derdhem gjak po e marrim pa luftë”, u tha i pari i serbëve kundërshtarëve të vet politik në Beograd pas takimit me kryeministrin shqiptar. Dhe serbët panë të hutuar. Dikur serbët luftuan shumë që ta mbanin bregdetin kroat, por e humbën luftën, pastaj bënë përpjekje ta mbanin edhe bregdetin malazezë, por u iku nga dora, ndërsa do ta marrin pa shkrepur asnjë plumb bregdetin shqiptar. Në dhjetor në takimin e Durrësit, shteti shqiptar do t’ua ofrojë në pjatë detin. Varët nga serbët si e duan: në zgarë apo në furrë. Po shqiptarët ç’do të bëjnë? Do t’i presin me lule, do t’i brohorasin Vuçiçit sikurse u brohorisnin Mugoshës e Miladinit në kohën e Enverit. Shtetarët shqiptarë do t’i quajnë kokëderra kosovarë ata që e kundërshtojnë penetrimin e Serbisë në Shqipëri, mu sikurse i quante Enveri. Sa do të zgjas muaji i mjaltit Beograd-Tiranë? A do ta kontrolloj prapë ushtria serbe bregdetin shqiptar? A do ta nisin shqiptarët përtej Drinit pas disa vjetësh një luftë te re për ta dëbuar Serbinë nga bregdeti Adriatik sikurse bënë kroatët? Jemi gjallë e shohim. Për Dardaninë që ia nguli thikë pas shpine qeveria shqiptare, mu si dikur Tirana e Enver Hoxhës, nuk dua të shkruaj, është e kot. Dardania duhet të mbrohet vet, por më parë dardanët duhet t’i heqin nga kreu i shtetit e institucioneve veglat enveristo-marksiste të dirigjuara nga Tirana që na e morën shpirtin njëzetë vjet./INA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...