Krim makabër në Zvicër, monstra 75-vjeçare therë për vdekje fëmijën shtatëvjeçar

74 Lexime

17:27:03                  2019-03-21

 

Pasditen e së enjtes, një fëmijë shtatëvjeçar është therë me thikë në një rrugë publike Bazel dhe pas pak kohe vdes në spital. Pas këtij krimi makabër, një grua 75-vjeçare zvicerane i është dorëzuar policisë dhe e ka pranuar veprën.

Më 21 mars 2019, rreth orës 12:45, në unazën „St. Galler Ring“ është therë me thikë një fëmijë shtatëvjeçar. Autorja e dyshuar është arrestuar, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.

Hetimet e mëparshme nga Departamenti i hetimeve për krime i prokurorisë, kanë zbuluar se pas shkollës, fëmija po kthehej në shtëpi rreth orës 12.30. Ai ishte duke udhëtuar i vetëm në trotuar, në afërsi të shkollës „Gotthelf“, kur ai u godit me thikë papritmas nga një grua e moshuar dhe duke pësuar plagë të rënda.
Sipas inspektorit detektiv Peter Gill, fëmijën e plagosur rëndë e kishte zbuluar mësuesja e klasës, e cila gjithashtu me biçikletë ka qenë rrugës për në shtëpi. Menjëherë u alarmuan shërbimet emergjente, informon më tej Shtegu.com. Ambulanca dhe ekipi i emregjencës i qytetit të Bazelit, për një periudhë të gjatë kohore u përpoqën ta ringjallin fëmijën. Djali më pas u pranua në Departamentin e emergjencave të Spitalit universitar të fëmijëve dhe kirurgjisë emergjente. Pak më vonë, djali iu nënshtrua lëndimeve të rënda. Dëshmitarët okularë, për „Basler Zeitung“ kanë pohuar se fëmija kishte lëndime të rënda në zonën e qafës. Banorët gjithashtu raportuan për një mosmarrëveshje që kishin dëgjuar.

Menjëherë filluan kërkimet për autorin e krimit. Në kuadër të tyre, u konstatua se një grua e moshuar, ishte arratisur nga vendngjarja. Pak më vonë, një grua 75-vjeçare zvicerane shkoi në zyrën e prokurorit dhe njoftoi se ajo e kishte sulmuar fëmijën. Gruaja u arrestua. Aktualisht, ajo është duke zhvilluar intervistën policore.

Arsyeja e sulmit dhe krimit është ende shumë e paqartë dhe subjekt i hetimeve nga policia kriminale dhe instituti i mjekësisë ligjore, përcjell Shtegu.com. „Ne edne nuk e dimë nëse autroja e dyshuar është e afërt e fëmijës“, thotë inspektori detektiv, Peter Gill. „Për kujdesin e klasës, fëmijëve dhe personelit shkollor është duke u përkujdesur shkolla“.

Personat të cilët mund të japin informacione më të detajiata, munjd ta kontaktojnë departamentin e hetimeve penale të zyrës së prokurorit publik, të qytetit Bazel, tel. 061 267 71 11 ose stacionin policor më të afërt.