Kosovari mahnitë zviceranët me akrobacionet e pëllumbave

Date:

03:32:21             2016-06-19

 

 

 

 

 

Avni Muharremi është një përkujdesës i pëllumbave akrobatikë. Një aktivitet që tubon qindra të pasionuar në Zvicër.

 

 

 

Avni Muharremi dhe pëllumbat, është një histori dashurie që zgjatë tash e disa dekada, shkruan „Le Cote“, njofton „Shtegu.com“. Pasioni i këtij kosovari me vendbanim në Gland të Zvicrës janë pëllumbat akrobatikë. Ushqim të rregullt, duke i përkëdhelur me dashuri të pafund dhe duke i ushtruar për manovra të ndryshëm në ajër, me disa shikues kalimtarë që ngelin gojëhapur.

 

 

 

„Ka tre lloje specifike të pëllumbave: Akrobatikë, të të ashtuquajturit `kravatë` dhe zhytës“, precizon përkujdesësi 43-vjeçar i cili posedon mbi njëqind pëllumba. „Ushtrimet duhet të arrijnë qëllimin e fluturimit të shpejtë në lartësi prej rreth 200 metrash, në mënyrë që më pas të zbritet, varësisht nga lloji i pëllumbit, prej atyre të cilët zbresin duke u rrotulluar rreth vetvetes e deri te zhytësit të cilët zbresin me kokë teposhtë“. Përndryshe, Avni Muharremi është edhe nënkryetar i Shoqatës së pëllumbave kosovarë në Zvicër, me emrin „Iliria“.

 

 

 

Për më tepër, videon mund ta ndiqni në vegzën e mëposhtme:

 

 

 

http://www.abodeco7verte.lacote.ch/articles/regions/district-de-nyon/des-pigeons-acrobatiques-dans-le-ciel-glandois-545927

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...