Kosova pësoi humbje nga anglezët, por treguan se nuk mposhten lehtë

Date:

 
2019-09-11
 

Kosova ka pësuar humbje, kështu duke e mbyllur serinë prej 15 ndeshje pa humbje.

 

Anglezët që ishin favorit qysh para ndeshjes, arritën të shënonin fitore me rezultat 5:3.

Valon Berisha ishte ai që kaloi Kosovën në epërsi qysh në minutën e parë në ndeshje, epërsi e cila nuk zgjati shumë. Anglezët barayuan në minutën e 8 të ndeshjes me anë të Stërling. Ndërkaq epërsinë e parë anglezëve ia siguroi Harry Kane, raporton KP.

Mirëpo kjo nuk ishte e tëra nga anglezët në pjesën e parë, të cilët arritën të shënonin edhe 3 gola tjera.

Vojvoda shënoi autogol ndërsa për rezultatin e pjesës së parë u përkujdes Sancho i cili shënoi dy gola të shpejtë në fundin e saj.

Rezultati pas pjesës së parë ishte 5:1 në të mirë të vendasve.

Ndërkaq me fillimin e pjesës së dytë, Kosova arriti të shëoj dy gola të shpejtë.

Sërish ishte Valon Berisha ai i cili shënoi golin e dytë përsonal të tij dhe të dytin për Kosovën, ndërsa 6 minuta më vonë, Vedat Muriqi shënoi nga pika e bardhë për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 5:3.

Kujtojmë që Aro Muric u tregua fantastik duke arritur ta ndalë goditjen nga penalltia të Harry Kane në minutën e 65.

Me këtë fitore Anglia mbetet në kreun e tabelës me 12 pikë, ndërsa Kosova zbret në pozitën e tretë pas fitores së Republikës së Çekis ndaj Malit të Zi.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...