Kosova nuk pranohet në Eurovizion, 673 vota kundër

88 Lexime

 
 
The logo of Eurovision Song Contest is displayed during the 2019 Eurovision Song Contest (ESC) national selection show, in Kiev, Ukraine, on 23 February, 2019. Ukrainian singer MARUV will represent Ukraine at the Eurovision Song Contest (ESC) that consists of two semi-finals, to be held on 14 and 16 May, and a grand final taking place at the Expo Tel Aviv in Tel Aviv, Israel, on 18 May 2019. (Photo by STR/NurPhoto via Getty Images)

Prej 673 votave kundër, Kosova nuk arriti të pranohet në Eurovizion.Kosovën nuk do ta shohim në Eurovision, të paktën edhe për ca kohë. Votimi për ndryshimet e statusit në Asamblenë e Përgjithshme të EBU-së, i mbajtur në Oslo, ka përfunduar me një rezultat negativ, raportojnë mediat vendase, transmeton lapsi.

 

Ndryshimi themelor, i cili synonte hyrjen e Kosovës në EBU (Bashkimi Evropian i Radio Televizioneve), ishte heqja e anëtarësimit në “Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit” si një parakusht për pranimin e një transmetuesi publik në EBU.

Para fillimit të votimit, Serbia, Greqia, Qipro dhe 16 shtete tjera, kërkuan që votimi të bëhej i fshehtë dhe kjo kërkesë e tyre u pranua.

Nga 1186 votues, 673 votuan kundër, 400 pro dhe 113 abstenuan.