Edhe Loriana Kuka ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin botëror të xhudos, që po mbahet në Tokio të Japonisë.
Loriana shënoi katër fitore, ndërsa në luftën për të bronztën mundi sllovenen Klara Apotekar me Ippon.
Është kjo medalja e tretë e bronztë e Kosovës në botërorin e Tokios, pas atyre të fituara nga Distria Krasniqi e Majlinda Kelmendi.
Urime Lorit dhe trajnerit me përmasa botërore, Driton Kuka dhe gjithë komunitetit të xhudos./ina

