19:05:35 2019-01-14
Të paktën në biznesin e drogës, Ballkani është ende në kërkim të kafshëve për transport. Por çfarë ndodh nëse hetohen?
Ditët kur gomerët shkilnin therrat, shkëmbinjtë shterpë dhe kur kalonin nëpër rrugët e ngushta, tashmë kohë të gjatë janë shndërruar nënjë të kaluar në Ballkan. Rrugët janë zgjeruar dhe rolin e tyre e kanë marr traktorët dhe kamionët që janë bërë transportuesit kryesorë të ngarkesave në Ballkan, shkruan „Stuttgarter Nachrichten“, përcjell Shtegu.com. Edhe në Malin e Zi kodrinor ka vetëm 150 specialistë ngjitjeje modeste. Atje të paktën nëntoka ende i vlerëson cilësitë e kafshëve. Sidomos në zonën kufitare shqiptaro-malazeze ku gomerët ende përdoren për transport të mallit, në mënyrë që të minimizohet rreziku i tyre personal: Gomerët e vetmuar, të ngarkuar me kanabis shqiptar, e kërkojnë rrugën e pakalueshme të gjelbër, për të arritur tek stallat e tyre vendore.
Kohë pas kohe, edhe gomerët kontrabandues hetohen dhe zihen, gjatë trafikimit të lëndëve narkotike. Ndoshta mu gjatë festave të Krishtlindjeve ortodokse, e përditshmja malazeze „Vijesti“, e ka përcjellir këtë fenomen me kafshët e gjora, të cilat kanë rënë pre e rrigëve të krimit. „Ku përfundojnë gomerët të cilët kapen duke kontrabanduar drogë“, e ka titulluar gazeta artikullin, ndërsa si përgjigje ka shkruar nëntitullin „Fati i kafshëve është i panjohur“, përcjell Shtegu.com.
Pasi gomerët nuk kalojnë nëpër pika doganore, Zyra doganore e Malit të Zi ka deklaruar se viteve të fundit, punonjësit e doganës nuk kanë kapur ndonjë drogë të kontrabanduar nga kafshët. Nëse megjithatë është dashur të ndalen gomerët, zyra veterinare duhet të vendosë për një karantinë të mundshme „dhe masa të mëtejshme“, përcjell Shtegu.com. Megjithatë, policia malazeze, e cila ka përsëritur me krenari për kanabis të konfiskuar me gomerë, tani hesht në mënyrë të pazakonshme. Vallë, a lihen të lirë gomerët kontrabandues, apo ndoshta theren? Darko Saveljiç, operatori i një ferme të gomerëve pranë kryeqytetit të Podgoricës, katërkëmbëshave transportues u ka ofruar azil, përcjell Shtegu.com. Pasi që kalonin kufirin vetëm nga Shqipëria, dyshohet se bëhet fjalë vetëm për gomerë që kanë bërë rrugën e tyre për në „shtëpi“. Ferma e tij po përpiqet të mbrojë gomerët e Ballkanit nga zhdukja: „Për shkak se ai është pjesë e natyrës malazeze dhe një pasuri kulturore“.

