Konjufca: Me Listën Serbe s’bëjmë koalicion si në të kaluarën

Date:

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur rreth mundësisë së përfshirjes së Listës Serbe në qeverinë e re. Ai ka thënë se nuk do të pranojnë kushte nga Lista Serbe për formulën qeverisëse.

“Nuk mendoj që koalicioni me Listën Serbe është një lloj kushti pa të cilit nuk bëhet Qeveria e ardhshme e Kosovës. Ministri që duhet të zgjidhet, duhet të jetë në konsultim me ta, por nuk do të bëjmë marrëveshje për koalicion si në të kaluarën. Neni i Kushtetutës thotë se qeveria zgjidhet me 61 vota. Ky nen nuk përcakton nëse duhet të jenë turq, serbë a shqiptarë”, tha Konjufca në RTV Dukagjini, duke shtuar se Lista Serbe duhet ta njohë shtetin e Kosovës./koha

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...