Komuna e parë zvicerane heq tarifat për banorët

124 Lexime

Kartë identiteti falas, licencë falas për praktikantët, certifikatë personale falas: Komuna e Bazelit, Brislach, do të ndërprejë tarifat që nga 2021 dhe banorëve do t’u ofrojë „një ekstra unike“

Në Komunën Brislach të Zvicrës, nga muaji janar qytetarët do të marrin kartën e identitetit falas. ID-ja zakonisht kushton 65 franga për të rriturit dhe 30 franga për fëmijët. Përveç kostove për ID, komuna gjithashtu heq edhe tarifat e tjera. Sipas një njoftimi mediatik të së mërkurës, tarifat e vulosjes siç janë aplikimi për licencë për një praktikant ose konfirmimi i detajeve personale për kompaninë e sigurimeve, nuk duhet të kushtojnë më asgjë.

„Është e bezdisshme që akte të tilla zyrtare janë ende të nevojshme sot“, shkruan komuna në fjalë, informon Shtegu.com. Kjo është arsyeja pse këshilli lokal vendosi të heqë tarifat që nga 31 dhjetori 2020. Megjithëse komuna do të humb të ardhura vjetore prej 8 000 deri në 10 000 franga, shërbimi u ofron banorëve „një mundësi të shkëlqyeshme dhe unike“. Nga ana tjetër, taksat stimuluese duhet të vazhdojnë të paguhen, siç është mbledhja e plehrave.
Përderisa marrja e disa tarifave është një vendim i bashkisë, ata nuk ishin të sigurt për kartën e identitetit. Kjo është arsyeja pse ata fillimisht iu drejtuan kantonit dhe më pas Zyrës Federale. Më në fund, nga Berna ata morën dritën jeshile, thonë nga atje. Këshilli bashkiak nuk është në dijeni të ndonjë komune ose qyteti tjetër që ndonjëherë ka ndërmarrë një hap të tillë.

„Viteve të fundit kemi mundur të regjistrojmë disa llogari pozitive“, thotë kryebashkiaku Hannes Niklaus për „20 Minuten“, transmeton Shtegu.com. Ata duan ti japin diçka popullatës pa ulur taksat. Për më tepër, shumë gjëra bëhen në internet dhe përpjekja për lëshimin e faturave ndonjëherë është më e madhe se të ardhurat. „Ne po i bëjmë një nder vetvetes dhe të gjithë përfitojnë prej saj“, thotë Niklaus.