Këshilli i Ambasadorëve i jep mbështetje Pendarovskit

Date:

Këshilli i Ambasadorëve sot përmes një kumtese shfaqi mbështetje për qëndrimet e presidentit të shtetit Stevo Pendarovski në lidhje me rastin “Zhvatja”, për të cilin siç thonë, me vëmendje dhe shqetësim i ndjekin informacionet që i kanë në dispozicion në lidhje me të, ndërsa në të cilin, shtohet, krahas personaliteteve afariste dhe të estradës dhe të gazetarisë janë të përfshirë dhe anëtarë të PSP-së, autoritete e plotfuqishme dhe emra të njohur të funksionarëve nga institucione të ndryshme shtetërore, por anëtarë partiakë në pozicione të ndryshme.

“Këshilli i ambasadorëve jep mbështetje të plotë të presidentit të Republikës Stevo Pendarovski për qëndrimet e tij të fuqishme dhe porosive të shprehura në konferencën e djeshme për mediat. Padyshim Presidenti qëndroi pas parimeve të shtetit juridik dhe interesave të qytetarëve, si dhe kredibilitetin e shtetit tonë me vëmendje të drejtuar drejtë agjendës euroatlantike të Maqedonisë. Ne, ish ambasadorët të cilët marrim pjesë në Këshillin e ambasadorëve do të dëshironim të shprehnim përcaktimin tonë dhe bashkë me angazhimet e theksuara të Presidentit Pendarovski të kontribuojmë për ruajtjen e besimit të bashkësisë ndërkombëtare e cila mund të ruhet dhe respektohet me zbardhjen e plotë të këtij rasti nga ana e organeve hetuese dhe gjyqësore”, theksohet në kumtesë.

Sipas Këshillit, pas tri dekadave, jemi në prag që t’i realizojmë angazhimet e jashtme-politike të deklaruara strategjike-anëtarësim në NATO dhe marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim me BE-në, ndërsa me rëndësi është edhe kthimi i besimit të qytetarëve se ndërtojmë shtet demokratik sipas standardeve evropiane.

“Janë të mundshme pengesat e mëtutjeshme të paparapara në atë rrugë. Zgjidhja e plotfuqishme e vërtetë do të jetë garant se jemi shtet juridik në të cilin sundimi i së drejtës zbatohet ndaj secilit qytetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksohet në kumtesën e Bordit Ekzekutiv të Këshillit të Ambasadorëve.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...