Kërkonte 75 mijë euro për shërbimet, por shqiptari e pëson keq

Date:

11:03:40                 2019-06-11

 

Për shumë vite me radhë, një punëtor shqiptar (49) më kot kishte kërkuar 75,000 euro nga një kompani e madhe austriake, sepse ai kishte ndihmuar si ndërmjetësues dhe përkthyes në biznes në vendin e tij. Për shkak se ai vazhdimisht iu nënshtrua gjykatave civile, shqiptari përdori një mashtrim të pazakonshëm, por përsëri e pësoi.

Hapjen e tregut në Shqipëri, gjithashtu kishte dashur ta shfrytëzojë edhe një sipërmarrje nga Tiroli. Shefi i eksportit kishte zhvilluar bisedë me bashkëpunëtorin shqiptar, i cili pohonte se kishte lidhje të mira me vendlindjen e tij. „Ai ka arritur ta sjell kompaninë në një treg, të cilin të tjerët më kot e donin“, ka pohuar mbrojtësi i 49-vjeçarit. Në fakt, ishin arritur dy marrëveshje. Me këtë rast, e diskutueshme ishte çështja se sa i rëndësishëm ishte roli i të pandehurit, informon Shtegu.com. Ai kërkoi një shumë prej 75,000 euro, të cilën kompania nuk donte të paguante. Gjatë gjashtë viteve u zhvilluan tre seanca gjyësore, në të cilat shqiptari pësoi disfatë. Për të ardhur deri te paratë, shqiptari 49-vjeçar papritmas paraqiti një falënderim nga një kryebashkiak nga vendlinja e tij. Në të, roli ndërmjetësues i shqiptarit është lavdëruar shumë. Mirëpo, autenticiteti i letrës të cilën shqiptari e kishte gjetur pas disa viteve në kompjuterin e tij, shkaktoi dyshime masive.

Tani, ai dyshohej për tentim mashtrimi serioz. „Është e qartë se ju keni realizuar disa shërbime. Por, unë nuk kam asnjë dyshim se dokumentet e paraqitura janë të falsifikuara“, ka thënë prokurori. Në kopjen pa datë, emri i qytetit shqiptar ishte shënuar gabim. Dhe diçka edhe më bizarre: Edhe shkrimi në vulën e kryetarit të bashkisë ka qenë i përkthyer në gjermanisht, pra një përpjekje e qartë për mashtrim. Shqiptari u gjobit me 1800 euro gjobë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...