Katica Janeva në plazhet e Greqisë?! (FOTO)

Date:

 
2019-08-04
 

Kryeprokurorja e dorëhequr speciale, Katica Janeva së fundi është protagonistja kryesore e zhvillimeve aktuale në Maqedoninë e Veriut. Sipas Kanal5, Janeva dje është parë në plazhet e bregdetit grek, derisa emri i saj po lakohet lidhur me rastin “Zhvatja”, që ka të bëjë me shantazhimin dhe marrjen e 1.5 milionë euro nga një biznesmen i dyshuar nga Prokuroria Speciale.

 

Një shikues anonim i këtij televizioni ka bërë fotografinë nga plazhi, ku shihet Katica Janeva në plazhin e Haniotit në Greqi.

Kanal5 ka nënvizuar se janë të rezervuar dhe kanë mëdyshe nëse fotografia është bërë sot, por pret konfirmim edhe nga burime tjera. Por deri tani edhe kryeprokurorja Janeva nuk është deklaruar lidhur me këtë foto të publikuar, se a po qëndron për pushime në Greqi, apo është në vendlindje. (INA)

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...