Sipas raporteve të mediave spanjolle, FC Barcelona është kërcënuar me paaftësi paguese në janar nëse lojtarët rreth super yllit Lionel Messi, nuk heqin dorë nga një pjesë e pagave të tyre.
Këtë e raportuan të shtunën „Marca“ dhe „AS“, duke cituar një mesazh nga radio stacioni RAC1, transmeton Shtegu.com. Negociatat midis avokatëve të klubit dhe atyre të profesionistëve të futbollit filluan të premten.
Reduktimet prej 30 për qind do të duhej të dakordoheshin më së voni deri më 5 nëntor, me ç`rast do të kurseheshin rreth 190 milionë euro. Kohët e fundit, sipas gazetave profesionistët kishin refuzuar. Për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe mungesës së të ardhurave nga audienca, të ardhurat e Barcës kanë rënë në mënyrë dramatike.
Sipas raporteve, Messi, i cili në të vërtetë dëshironte të largohej nga latalanasit para fillimit të sezonit, me sa duket ka të drejtë për një pagesë të lartë bonusi pasi është në vitin e tij të fundit të kontratës.
Pas dorëheqjes së presidentit Josep Bartomeu, CEO Carles Tusquets tha: “Fokusi ynë kryesor është tek financat. Pandemia veçanërisht goditi Barcelonën. Klubi është i varur nga spektatorët, dhe të gjitha këto të ardhura humbin”.

