Kasami: Mesazhi i Pompeos ndaj qeverisë ishte i qartë

Date:

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka komentuar vizitën e sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo në Maqedoninë e Veriut. Sipas Kasamit, Pompeo dha një mesazh të qartë qeverisë e cila nënkuptonte se duhet të luftohet më fuqishëm kr.imi dhe k orrupsioni në vend.

Ja reagimi i plotë i Kasamit;

“Përshëndesim vizitën e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo në Maqedoninë e Veriut dhe mbështetjen SHBA-ve dhe miqësinë me vendin tonë. Porositë e z.Pompeo ndaj pushtetit ishin shumë të qarta: “Luftë kundër k.rimit dhe K orrupsionit”. Mesazhi i fuqishëm nga SHBA-të ishte shumë i qartë, duke i’a rikujtuar edhe njëherë qeverisë aktuale se vendi patjetër duhet të luftojë korrupsionin duke mundësuar edhe pjesëmarrjen e ekspertëve të huaj në këtë proces të ballafaqimit me këtë “k ancer” që ka pushtuar të gjitha nivelet e pushtetit. Porositë që i dha z.Pompeo janë mesazhe të një miku dhe aleati të madh, prandaj duhet të merren me seriozitet dhe të veprohet konform sugjerimeve që lehtësojnë rrugëtimin e vendit drejt strukturave euro-atlantike!”, ka shkruar Kasami në Facebook.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...