Tri gra (31, 32, 33) kanë plaçkitur mallra nga një farmaci në stacionin kryesor Oberhausen të dielën pasdite (15 Mars) rreth orës 15:50, duke i fshehur në një karrocë fëmijësh. Detektivi i dyqanit e zbuloi vjedhjen dhe ia dorëzoi çështjen policisë federale. Tri gratë nga Gjermania, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, tani duhet të përgjigjen për vjedhje në gjyq.
Detektivi i dyqanit i kishte vëzhguar tri gratë derisa po e merrnin nga rafti një kavanoz me mjaltë të llojit me vlerë prej 33 eurosh dhe e futën në karrocën e fëmijëve. Njëra nga gratë e mbulonte krimin, njëra i merrte mallrat nga rafti duke ua hequr pasjisjet e alarmit, si dhe paketimin e jashtëm, ndërsa një tjetër e shtynte karrocën dhe i fshihte mallrat e vjedhura.
Detektivi i dyqanit e informoi policinë federale dhe i vëzhgonte tri gratë e dyshimta, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Kur oficerët me uniformë hynë në dyqan, treshja u përpoq t`i hiqte mallrat e vjedhur duke i kthyer nëpër rafte. Në karrocë u gjendën mallra të vjedhur në një vlerë prej 148 eurosh. Pas marrjes në bisedë në stacionin policor, ato u lanë të lira, ndërsa ndaj tyre është hapur proceurë penale për vjedhje në tentativë.

