Kamioni godet tramvajin në Zvicër, 37 persona të lënduar
12:13:04 2017-10-19
Në Muttenz të Zvicrës është shkaktuar një aksident i pazakonshëm, me ç`rast një kamion ka goditur tramvajin.
Një tramvaj është goditur ditën e së mërkurës në rrugën „Sankt-Jakob-Strasse“ të Muttenzit, duke lënduar 37 persona. 16 prej tyre është dashur të transferohen në spital me lëndime mesatarisht të rënda. Gjatë intervenimit të ekipit të shpëtimit, në aksion janë mobilizuar 20 ambulanca.
Se si ka ndodhur aksidenti, mbetet çështje e hetimeve të mëtutjeshme, ka pohuar zëdhënësi i policisë Adrian Gaugler për „Blick“, njofton „Shtegu.com“.
Se edhe sa persona për momentin gjenden në spital, zëdhënësi nuk ka dhënë ndonjë përgjigje. (Shtegu.com)