Judah: SHBA-ja s’ka mundur të gjejë njeri më të mirë se Palmeri për Ballkanin

Date:

 
2019-09-02
 

Shtetet e Bashkuara nuk mund të gjenin një person më të mirë se Matthew Palmer si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, sipas publicistit dhe gazetarit Tim Judah.

 

Ai thekson se Palmer, me përvojë 25-vjeçare, e njeh shkëlqyeshëm rajonin dhe të gjitha figurat kryesore të tij.

Ish-zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit për Ballkanin, Matthew Palmer, u emërua së fundi përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor.

Publicisti Judah mendon se është mirë që Shtetet e Bashkuara kanë emëruar një person me njohuri të shkëlqyera për rajonin dhe të gjitha figurat kryesore të tij.

“Përveç kësaj, unë mendoj se Palmer është realist. Sidoqoftë, thjesht emërimi i Palmerit mund të jetë një shenjë me të vërtetë e mirë për dalje nga qorrsokaku, nëse do të shihnim një hap të ngjashëm nga Komisioni Evropian, përkatësisht vendosjen edhe një të dërguari evropian për rinisjen e dialogut”, tha Judah për mediat serbe, përcjell ksp.

Ai vlerëson se SHBA-ja dhe BE-ja nuk kanë aktualisht “nivelin e ndikimit që kanë pasur më parë”.

“Në vitet e mëparshme, për shembull, do të ishte e paimagjinueshme për politikanët shqiptarë në Kosovë të refuzojnë atë që kërkon SHBA-ja prej tyre. Dhe emërimi i Palmerit nuk do ta ndryshojë atë”, tha gazetari britanik.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...